Në vizitë te Kalaja e Shkodrës e njohur si Kalaja Rozafës, kjo perlë e bukur arbnore, e fshehur në Europë - Bota Sot
Në vizitë te Kalaja e Shkodrës e njohur si Kalaja Rozafës, kjo perlë e bukur arbnore, e fshehur në Europë

Reportazhe

Në vizitë te Kalaja e Shkodrës e njohur si Kalaja Rozafës, kjo perlë e bukur arbnore, e fshehur në Europë

Nga: Haki Latifi Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:29
Haki Latifi në vizitë te Kalaja e Shkodrës

Gjatë udhëtimit dhe vizitave të qyteteve bregdetare me t‘ime shoqe Nexhmijen dhe nipin Bledorin, përgjatë bregdetit Adriatik, arritëm në Shkodër. Ku si piketimi i vizitës së radhës ishte Kalaja e Shkodrës.

Rrugës për në kala gjer në mes të rrugës arritëm me automjet, pastaj në këmbë u nisëm për të vizituar Kalanë e Shkodrës. Si duket natyra është treguar mjaft bujare me Shkodrën, duke i dhënë asaj bukuri të shumta, siq janë; deti, lumenj, fusha, male e kodrina dhe bjeshkë të pa krahasueshme.

Rreth njëqind e pesëdhjet metra para hyrjës së kalas, qëndronte një zotëri. U lajmëruam për ti prerë biletat. Edhe pas nesh kishte të huaj që prisnin radhën ta vizitonin këtë mrekulli. Nuk kishte shumë radhë, por mjaftueshëm si kuriozitet. Ashtu siq dukej prej së largu e bukur dhe e tillë ishte Kalaja e Rozafës. 
Kalaja e Shkodrës ose ndryshe Kalaja Rozafës është i pari takim me të shkuarën e këtij vendi për vizitorin që vjen nga veriu ose nga jugu, që me madhështinë e hijeshinë e saj të zgjon kureshtjen për ta vizituar. Dhe hap pas hapi që i ngjitesh kodrës së kalasë, horizonti nis e zgjerohet, sheh liqenin e përtej tij Krajën, sheh Shkodrën, lumenjt; Bunën, Drinin dhe Kirin, Nënshkodrën, Mbishkodrën, Zadrimën. Vijë e horizontit janë Alpet shqiptare dhe Taraboshi, ndërsa në jug kodrat e buta të fushës së Nënshkodrës që e bëjnë këtë të fundit të duket valë-valë.

Momente tërheqëse!

Ecja nëpër kalldremin shekullor dhe hyrja në portat e mëdha të cilat nuk arriti ti hapte kurrë me sulme e luftë por edhe beteja të panumërta, ushtria më e madhe e kohës e perandorisë osmane, të bënte të ishte i madh kujtimi i të kaluarës së bujshme i të parëve tanë, por edhe i kësaj kështjelle të pamposhtur arbnore!

Muret ishin historikë, ndërsa e tëra ishte e jashtëzakonshme. Por, mungonte ciceroni, një njeri që t’i shoqëronte vizitorët vendor dhe të huaj, për t’ju shpjeguar historinë e këtij vendi. Pa drejtim, kështu ecnim ne dhe ata, të huajt, pasi edhe tabela që do të duhej të tregonte muret që shënjonin historinë ishin të dëmtuar.
Në bedenet e kalasë heroike, duke shikuar rreth e rrotull hapsirën dhe shtrirjen e gjeografisë së Shkodrës që ishte fantastike, por edhe tek unë edhe më shumë i shtohej madhështia vizitës së kësaj kalaje të qëndresës shekullore kundër të gjithë armiqëve të Arbërisë!

Gjatë vizitës në Kështjellë, kaluam tre oborret e saj, që në fakt janë tre linjat mbrojtëse, pastah pamë puset, kullat, kishën-xhami dhe natyrshëm lind kureshtja, kur u ndërtuan këto mure, si, kush sundoi këtu, kush u përpoq ta pushtonte dhe qysh? Për të pasqyruar këto e më tepër, në pikën më të mbrojtur të kalasë, në një ndërtesë të shekullit XV, që atëherë shërbente si seli e kont-kapitenit, qeveritarit venedikas të Shkodrës, ngrihet sot Muzeu i Kështjellës. Në hyrje të Muzeut qëndronte një zotëri. U lajmëruam për ti prerë biletat për të vizituar Muzeun. Brenda në muze takuam nxënës nga Kosova që kishin ardhur në shëtitje, por në mënyrë të pa organizuar vraponin sa në një ambient në tjetër ambient të muzeut, gjë që më la një përshtypje të shëmtuar për sjelljet e tyre.

Ambientet e Muzeut më lanë përshtypje të bukur, ishte rregulluar në mënyrë kronologjike, duke nisur nga koha e neolitit e duke përfunduar me luftën ballkanike 1912-1913, dhe përfshirjen e Shkodrës në shtetin shqiptar. Pastaj pamë ekspozitën e përhershme që nga stolitë ilire në formë spiraleje që vijnë që nga epoka e bronzit dhe hekurit dhe që simbolizojnë ciklin e jetës që përtërihet pandërprerje. Pastaj pasqyrimi i gjetjeve të rëndësishme arkivore të këtyre 20 viteve të fundit duke dhënë informacion shpesh të panjohur nga publiku i gjerë. Ndërsa ndërtimi i kalasë sipas shënimeve kishte filluar në shekullin V – IV p.k.me material i quajtur gurë ciklopikë të puthitur pa llaç në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m. .

Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Ndërkohë nga hovi i zhvillimit ekonomik, dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.k. Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon. Në vitin 181 p.k. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Në shekullin II p.k. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Diokleciani e kthen në qendër krahinore. Më vonë bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shek. Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj.

Dalim nga Kalaja e Rozafës, e boshatisur, pa shitës ambulantë dhe me restorantin e mbyllur. Ishte një shëtitje e gjatë, për disa ndoshta edhe rraskapitëse, por me vlerë të madhe historike. 

U larguam nga vizita në Kalanë e Shkodrës me pershtypje të bukura dhe kujtime të cilat nuk do të shlyhen lehtë në jetën tonë. Ndërsa propozimi për vizitorët vendor dhe për turistët e huaj, është që të përçojnë tek lidhjet e tyre bukurit e kësaj perle të bukur arbnore, e fshehur në Europë.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test