Vizita në Krujë

Reportazhe

Vizita në Krujë

Nga: Haki Latifi Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:21
Haki Latifi në Krujë

Gjatë vizitë-udhëtimit në Shqipëri, pasi vizituam Shkodrën dhe Lezhën, vazhdojmë rrugën për në qytetin e Krujës. Bëhet fjalë për Krujën, qytetin historik, i cili prezanton më së miri një ndër pjesët më të lavdishme të historisë sonë, atë të periudhës së Skënderbeut. 

Edhe pse në jetën time e kam vizituar edhe dy herë, më 1992, pastaj, në vitin 2006, tani është hera e tretë që e vizitoj për hirë edhe të nipit tim Bledorit. Përshtypja ime është se sa herë që e vizitoj Muzeun e Krujës, gjithnjë më duket se për herë të parë e vizitoj. Nuk e di pse, por ashtu më duket!

Po për çfarë ia vlen të shkohet në Krujë? Sigurisht, kur përmend këtë qytet, gjëja e parë që të shkon në mendje është Muzeu Historik Kombëtar dhe Kalaja si dëshmi e një periudhe kur kjo krahinë ka luajtur një rol kyç në rrjedhën historike me epopenë e Skënderbeut. Në të cilën, Kruja ishte qendra kryesore e rezistencës shqiptare ndaj pushtuesve otomanë dhe e kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skëndërbej.

Ndërkohë vizita në Muzeun Historik është vazhdimësi e këtij rrugëtimi. Ky muze, për habinë e të gjithëve, ka qenë ndër të paktat vende në Krujë dhe jo vetëm që nuk u prek nga viti i tmerrshëm 1997 dhe që është ruajtur me një fanatizëm që ia vlen të vlerësohet nga ata që punojnë në të dhe e të gjithë qytetarëve të Krujës. 

Gjithashtu, për t’u mos u lënë pa vizituar është Muzeu Etnografik Kombëtar, një banesë që ndodhet brenda lagjes “Kala” të Krujës. Banesa i takon shtresës së pasur feudale, me prirje të theksuara qytetare. 

Nga biseda me përsolelin e muzeut, na thanë se; Kruja vizitohet pambarimisht nga turistët vendor dhe të huaj, dhe ofron një shërbim që e evidenton si një ndër muzetë më të organizuar të Shqipërisë. Ndërsa një ndër atraksionet e qytetit të Krujës është pa dyshim Pazari karakteristik i Krujës (Derexhiku), i cili fillimet i ka në shekullin XVII.

Për ata që nuk e besojnë ?! Mund të shkojnë dhe ta shikojnë nga afër dhe të binden edhe vet, me entuziazmin që shihet në sytë e vizitorëve dhe në pasionin e ciceronit që me shpirt shpjegon historinë e Shqipërisë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat