Shqiptaret kanë nevojë për unitet, dashuri dhe respekt... - Bota Sot
Shqiptaret kanë nevojë për unitet, dashuri dhe respekt...

Reportazhe

Shqiptaret kanë nevojë për unitet, dashuri dhe respekt...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:50
Pamje nga Kongresi i Tretë i Lidhje Shqiptare në Shkup

Në sallat e hotelit “Aleksandër Palac” në Shkup në pranin e mase dyqind delegateve  nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga viset e ndryshme të Evropës dhe Amerikës dhe Australia e largët  mbajti  Kongresi e Tretë ku morëm pjesë personalitete politike, publike dhe delegatë nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora. Kongresin e hapi ideatori dhe kryetar i deri tanishëm  të këtij asociacioni Simon Kuzhnini i cili me veprën e tij kombëtaret u dëshmuan si veprimtar i  kombit të cilët dekada m radhë janë të lidhur me dashuri hyjnore për kombin dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Ky kongres ishte  një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse u mbajt në qytetin e Shkupit Dardan që lidhë të gjitha qendrat shqiptare. Këtë Kongres e përshëndetën edhe dy zëvendës Kryeministrat i Maqedonisë dhe Kosovës si dhe personalitete tjera. Simon Kuzhnini, duke marrë fjalën para të pranishmeve në mes tjerash tha: “Është gëzim i veçantë për mua të nderuar vëllezër të trojeve tona shqiptare dhe diasporës ku do që jetojnë dhe veproni. |Është kënaqësi e veçantë që do të kemi përfaqësues edhe jashtë trojeve tona të Evropës dhe SHBA-ve dhe të gjithë ata delegatë të cilët ishin këtu në Kongresin e tretë të Lidhjes Shqiptare në botë”. Ai me këtë rast shpalosi edhe disa mekanizma se si të përmirësohet gjendja e shqiptarëve kudo që jetojnë, dhe ju bëri thirrje  delegateve shqiptarë që të dalin me projekte konkrete sa i përket kësaj çështje. Ne dëshirojmë që  delegatet që të dalin me projekte, duam projekte të cilët e arsyetojnë votën e votuesit, e jo njëri vjen prej njërës anë tjetri prej tjetrës anë dhe merren me çështje që sidomos neve shqiptarëve nuk na ka hije”. Fjalë rasti mbajtën edhe zëvendëset e kryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës.                                    

Image
Nga antonimi të himni kombëtar

Në fjalët përshëndetëse te delegateve dhe strukturave tjera te Lidhje shqiptare në botë  u theksua dhe konstatua se shqiptaret  nga përvoja e hidhur kanë mësua shumë së janë bërë, jo vetëm gabime, dhe lëshime, por edhe kombinime, qëndrime politike të cilat na kanë qua deri të krijimi i heshtjeve shqiptare në Ballkan  dhe me larg. Pasojat e rënda të  forumeve të larta ndërkombëtare drejtua popullit  dhe kombit shqiptarë tashmë janë bërë transparente, jo vetëm për shqiptaret, por, edhe për gjithë dashamirët e botës demokratike. Këto vendime të pa  drejta të kancelarive  evropiane dhe aty botërore përshkuan  përmes indin kombëtar  të shqiptarëve duke dëmtuar dhe coptuar trungu kombëtar, cenuar dhe duke penguar zhvillimin ekonomik dhe të tregut të përbashkët. Kur jemi këtu duhet përmendur së i tërë arsenali kulturor e shpirtëror të kombit shqiptarë u nda dhe u fragmentarizua në dem të zhvillimit të komitë shqiptarë. Prandaj, vendimet e konferencave ndërkombëtare që nga kongresi i Berlinit të viti 1878 e deri me sot  shqiptarët i konsiderojnë si katastrofë politike, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore për shqiptarët dhe trojet  e tyre stërgjyshore.                         

Çështja e përgjithshme kombëtare kërkon një zgjidhje të përbashkëtat

Image
Puna e kongresit nga delegatet përcjellët me interesim

Për këtë shkak u theksua në këtë kongres së çështja e përgjithshme kombëtare, si e tillë kërkon një zgjidhje të përbashkëtat. Tani është bërë shumë e çartë se me  çështjen shqiptare nuk mund të bëhen manovrime si në të kaluarën, sepse për ne shqiptarët kudo që jemi,  kjo çështje përbenë tërësinë e natyrshme dhe vitale të interesave të popullit shqiptarë të lashtë në Ballkan të ndarë dhe të shpërlarë në të gjitha net e botës. Pra zgjedhja e saj e konsiderojmë- u konstatua në Kongres së është një ndër çështjet më jetike, pikërisht kjo gjë kishte lidhje me ekzistencën dhe parimet zhvillimore të popujve demokratik dhe në kuadrin edhe populli shqiptar. Me fjalë tjera, në fazën e proceseve integruese Euroatlantike rajonale dhe globale, zgjidhjen e çështjes shqiptare e konsiderojmë të mundshme në kuadrin e ndërvarësisë të kësaj çështje me proceset integruese zhvillimore të integrimeve bashkëkohore ndër shqiptare në rejon dhe ma gjerë. Pikërisht për këtë shkalë mendimi i lirë politik dhe demokratik i fundshekullit të kaluar dhe fillimi i shekullit njëzet enjë shkaktoi shpalosje të gjithanshme të organizimit politik, historik, etnografik, demografik dhe atyre ekonomik, kulturor, fetar të cilat duhet të përfshijnë edhe integrimin e trojeve tona stërgjyshore  të ndara dhe mundeshin e  bashkimit të tyre.

Image
Delegatja shqiptare në parlamentin kroat Emine Perlaska u dekorua me mirënjohje

Kjo gjë u theksa në kongres do të ishte një integrim dobiprurës për të gjithë gjë që do të qonte pashmangshëm një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes shqiptare  dhe të gjithë popujve tjerë të botës demokratike. Në diskutim kushtua çështjes të integrimeve ndër shqiptare në Ballkan e më lagë u theku së në rrjedhat e sotme politike dhe të proceseve integruese ekonomike dhe sociale kanë hapur portat integruese për shumë vende duke përfshire edhe trojet stërgjyshore shqiptare. Këto procese integruese  gjithnjë  po konkretizohen në proceset integruese ndër shqiptare. Këtë energji shqiptarët në trojet e tyre stërgjyshore të ndara dhe shqiptarët e diasporës e kanë drejtua në zhvillimin dhe afirmimin e institucioneve demokratike dhe ngritjen e vetëdijes kolektive kombëtare për ti arritur synimet e kamotshëm kombëtare.

Kongresi miratoi platformën dhe statusin për aktivitetet të mëtutjeshëm...

Image
Një foto për kujtim të delegateve nga Kongresi i Lidhjes shqiptare në Shkup

Në këtë mënyrë pasojat e të kaluarës të  hidhura shqiptaret të ndasive politike, ekonomike, kulturore, madje edhe të ndarjes dhe përçarjes, po rëndësohen me  ndërveprime politike, ekonomike, sociale, infrastrukturore dhe kulturore. Këto lloje ndërveprime më të theksuara ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës me të gjitha nuancat e tyre çdo ditë e më shumë po përforcojnë procesin e integrimeve ndër shqiptare krahas integrimeve  rajonale dhe të proceseve  të globalizmit. Megjithatë sot këto fakte dhe tendenca të integrimeve ndër shqiptare sot është fuqizimi në kushte të veçanta të zhvillimin dhe afirmimit të kombit shqiptarë. Mirëpo, për realizim të suksesshëm të caqeve tona lëvizjet me karkate mbarëkombëtar duhet të veprojnë në drejtimi të harmonizimit të programeve strategjike- politike  duhet të bashkërendisin veprimet e tona në mbarë hapësirat shqiptare kombëtare dhe të diasporës duke i përcaktua projekte konkrete.

Image
Delegatet nga Kosova duke hy në objektin e hoteli në Shkup ku u mbajte kongresi

Një pjesë e diskutimit iu kushtua anëtarësia të Lidhjes shqiptare në botë rreth jetësimi  të platformës kombëtare nga e cila do të shkoqiten programet e në çdo mjedisi të Lidhjes kombëtare në botë nëpërmjet të cilave do të kultivohen format e ndryshme të veprimit. Andaj me të drejtë Lidhje Shqiptare në botë kundërshton kushtëzimin që i bëhet Shqipërisë dhe synimeve të saja për integrimin ndërkombëtar me pranimin të statusit kosë të çështjes, shqiptare, sikurse që është kundër  çdo imponimi të zgjedhjes të çështjes  shqiptare qoftë në Kosovë, Kosovën Lindore, Maqedoni dhe Mal të Zi, zgjidhje këto që do të përligjin statusin e minoritareve për shqiptarët në trojet e tyre stërgjyshore. Kongresi i Tretë  në Shkup  dy vëllezërit Simon dhe Mikel Kushnini kështu veprave të tyre si dy veprimtar  të kombit shqiptarë të cilët janë të lidhur me dashurin hyjnore kushtua kombit dhe bashkëpunimit të tyre  u shpallen kryetar nderi, ndërsa veprimtarin e tyre të mëtutjeshme të Lidhjes Shqiptare në Botë që u mbajte në Shkup, u zgjodh edhe këshilli kombëtar prej dymbëdhjetë  anëtaresh, kurse kryetar u zgjodh  Nazmi Jakurti. Kongresi për figurat ma eminente të Lidhjes shqiptare u ndan mirënjohje. Në mesin e tyre duhet veçuar mirënjohjen që iu nda komandantit legjendar Adem Jasharit. Kongresi i Tretë i Lidhjes Shqiptare në botë e miratoi platformën dhe statusin kushtua  aktivitetin e mëtutjeshëm  

Image
Një pamje nga salla e kongresit në Shkup
 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test