Çfarë mund të ndodhë, po të dorë hiqej Rama?

Satirë

Çfarë mund të ndodhë, po të dorë hiqej Rama?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 qershor 2026 Në ora: 10:46
Sherif Ramabaja

Shqiptarët më në fund u zgjuan nga gjumi dhe po kërkojnë dorëheqjen e Ramës, por nuk po i mendojnë pasojat nga dorëheqja e tij.

Çfarë mund të ndodhë po u dorë hoq Rama? Kush do ta fus Shqipërinë në EU. Rama, PS dhe patronazhistët ishin ata që Shqipërinë e sollën deri këtu, ku ndodhet tash, pranë hyrjes në Evropë?!

Pastaj një çështje kryesore mbetet se çfarë do të ndodhë me investimet? Me largimin e Ramës, do të largohen edhe investitorët kryesor të Shqipërisë dhe së bashku me ta edhe investimet miliona e miliarda dollarë.

Kryesorja e kryesoreve po ashtu do të ishte se, çfarë do të ndodhë me pastrimin e parave. Ku do të futen, e ku do të investohet me to. Nga paratë e pista nuk do të ketë ndërtime dhe ngritje të resorteve turistike. Pa Ramën shumat milionëshe të këtyre parave, do të treteshin nga Shqipëria.

Me rrëzimin e Ramës, inflacioni do ta arrij kupën qiellore. Prodhimi bujqësor do të pësonte fiasko, subvencionet në shëndetësi, infrastrukturë, sport, mirëqenie sociale, pensione, asistencë sociale, shkollim, arsim, ndërtim etj. do pezulloheshin.

Me rënien e tij do të binte edhe përkrahja ndërkombëtare. Shqipërinë nuk do ta njihte kush, nuk do ta vizitonte kush, do të përbuzej, do të na urrenin, do të na injoronin dhe do të na izolonin gjithnjë e më shumë. Në shenjë proteste edhe zonja Meloni, do ta mbyllte qendrën e ndërtuar për azilkërkuesit nga EU në Shqipëri.

Me rënien e Ramës, do binte edhe turizmi. (do të vinin vetëm kosovarët) Do të tërhiqeshin agjencitë turistike, do të anuloheshin kontratat turistike, do të tërhiqeshin turistët nga planifikimi i pushimeve në Shqipëri dhe plazhet shqiptare do të mbeteshin bosh.

Me rënien e tij, do të binte përkrahja ndaj Serbisë dhe Vuçiqit, do të anulohej Draft Statuti mbi Veriun e Kosovës i hartuar pikërisht nga Rama, do të binin kërkesat e tij mbi Veriun e Kosovës, do të anulohej për jetë e mot Open Ballkan, do të anulohej kërkesa për faljen e detit Greqisë, do të anulohej kërkesa e përbashkët e Ramës me Vuçiqin drejtuar EU, do të anuloheshin nismat e përbashkëta rajonale, evropiane e globale.

Me një fjalë, kjo do të ishte një tragjedi e shekullit e cila do të rëndonte mbi shqiptarët. Rama duke i menduar të gjitha këto, se ku protestuesit po e sjellin Shqipërinë, në tubimet me partinë, kabinetin e tij qeveritar, patronazhistët dhe administratën shtetërore, po bënë sjellje të një të sëmuri mental, me gjeste e lëvizje të pakontrolluara (duke bërë përpjekje ti imitoi influencet), por ai nuk po e vëren që i tërë kombi po tallet me veprimet e tij prej një psikopati.

Protestuesve nuk po u del vetë Rama përballë, po i vetmi Balla (nga kabineti i tij) po mundohet ti mbrojë qëndrimet e tij dhe të PS, duke e kërcënuar opozitën dhe protestuesit se me 2029 prapë do t´i mundin. Me paraqitjet e Ballës qytetarët, protestuesit, influencuesit etj. po e vërejnë mentalitetin se deri ku ka arritur Partia Socialiste, ish trashëguesja e PPSH, parti e diktatorit Enver Hoxha.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat