Vuçiqi, telefonat Ramës: Unë po e sulmoi Kosovën, ti sulmoi studentët !

Satirë

Vuçiqi, telefonat Ramës: Unë po e sulmoi Kosovën, ti sulmoi studentët !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 14 tetor 2026 Në ora: 16:48
Sherif Ramabaja

Është pritur se do na gjej kjo ditë. Unë pas shumë përpjekjesh, kalkulimeve dhe netëve pa gjumë, e dhashë dorëheqjen. Po luftoi dhe mbetem me shpresë se tash e tutje do të emërohem si kryeministër.

Ti miku im ende je në fillim të rrëmujës. Të kam porositur që mos ua vë veshin kundërshtarëve, rivalëve e protestave, po mendo për pozitën dhe funksionin tënd.

Ne kishim bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët, në çdo aspekt, si për çështjet e brendshme dhe rajonale të vendeve tona. Po mos ta kishim ne Kosovën në mes..., me shekuj vendet tona do ishim bashkuar dhe do ishin harruar këto çështje sot.

Deri më sot i dashuri Rama, çdo iniciative time i je bashkuar, siç ishte Ballkani i Hapur, iniciativat rajonale e deri te letra e përbashkët që ia drejtuam Unionit Evropian, mbi idetë dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

 Unë po ashtu mbeta i befasuar, mbrojtjen që ma ofrove nga presioni i perëndimit, shkaku i sanksioneve ndaj Rusisë. Nuk e harroi po ashtu kur deklarove se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.

 Diçka të tillë kishte deklaruar vetëm Thaçi, i cili po ashtu kishte thënë: Veriun na e ka falur Rankoviqi, prandaj kjo kuptohej se ndarja ndaj gjërave të falura është e lehtë. Të çmoi edhe për hartimin e Draft Statutit mbi Veriun. Në Kosovë të quanin edhe vëllai i Vuçiqit. Sa kanë pasur për këtë të drejtë, gjykoje vetë.

 Gazetari gjerman Michael Martens më 30. 09.2023 kishte deklaruar: „Edi Rama është pa dyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia, që nga koha e Pashiqit”.

Për këtë thënie të këtij gazetari ta them hapur, isha xheloz, nuk doja që askush të ishte mbi mua.

Tash vëllaçko kur po e shoh se ç´po ngjet në Shqipëri, e kam edhe një dëshirë për një iniciativë të përbashkët. Shpresoi të mos jetë e fundit, derisa t´i bashkojmë vendet tona.

Të kisha lutur, t´i sulmosh studentët pa mëshirë, që ta ruash postin tënd dhe imazhin e PS, kurse unë do ta sulmoi Kosovën. Kjo është dëshira ime e fundit, prandaj shpresoi të mos më zhgënjesh, por të dalim fitues edhe kësaj radhe.

Unë e di se ti ke një mision, prandaj të kisha lutur: mos u dorëzo por vetëm shiko përpara, pa marr parasysh pengesat.

Edhe unë gjithashtu kam një mision, të cilin Daçiqi e tha këto ditë mbi Prizrenin, prandaj edhe unë po punoi në atë drejtim. Zoti na ndihmoftë që të dyve. Kushedi një ditë mund të takohemi dhe t´ia qajmë hallet njëri - tjetrit, mbi të kaluarën tonë të përbashkët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat