“Po bëj seks me dhëndrin, dhe më shijon pafund”/ Vjehrra rrëfen historinë e saj të çuditshme - Bota Sot
“Po bëj seks me dhëndrin, dhe më shijon pafund”/ Vjehrra rrëfen historinë e saj të çuditshme

Seksi

“Po bëj seks me dhëndrin, dhe më shijon pafund”/ Vjehrra rrëfen historinë e saj të çuditshme

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:16

Në rubrikën “Deidre” të “The Sun”, ka ardhur një letër nga një grua e cila po përjeton një situatë disi të pazakontë. Ajo ka nisur një raport seksual me dhëndrin e saj, por sekreti po e vret. Për më tepër lexoni se çfarë ka shkruar më poshtë:

Po bëj seksin më të mirë me dhëndrin tim. Unë dhe ish-bashkëshorti im jemi divorcuar 20 vite më parë kur vajza jonë ishte 4 vjeç. Ai u largua, dhe unë qëndrova me vajzën vetëm.

Vajza jonë është fëmijë i vetëm dhe ne të dyja kemi qenë shumë të afërta. Unë jam 47-vjeç, dhe kam pasur më parë disa lidhje, por pjesën më të madhe të kohës ja kam kushtuar vajzës time. Ajo u martua 3 vite më parë me një djalë të mrekullueshëm, por përpara një viti ajo pësoi një aksident që e la në pamundësi për të folur apo për të lëvizur.

Asaj i duhet kujdes prej 24 orësh, dhe unë me dhëndrin kujdesimi me radhë. Unë u detyrova ti jap fund një lidhjeje që kisha për shkak të vajzës. Po vija re që dhëndri po ndihej i acaruar nga situata, dhe nuk doja që kjo të ndikonte te vajza ime. Kështu vendosa të zbuloja se çfarë po e shkaktonte këtë gjendje.

Mora një shishe me verë dhe disa birra një pasdite vonë, kur vajza po flinte, dhe kështu i sugjerova atij të pinim diçka. Ai mu duk i relaksuar pas disa gotash, dhe mu desh ta pyesja se çfarë nuk po shkonte. Ai nuk u përmbajt dhe më tregoi çdo gjë, më tha se sa i stresuar ishte për faktin që nuk po bënin dot seks, dhe sa shumë e kishte marrë malli për jetën e tyre seksuale. Ai u ndje keq, por kjo ishte e vërteta.

Unë i vendosa krahët rreth tij, dhe më pas e gjetëm veten duke u puthur. Nuk e ndaluam veten, dhe kemi bërë seksin më të mrekullueshëm. Kjo situatë ka një vit, dhe kjo është mënyra e vetme që ne të qetësohemi nga të gjithë problemet. Kjo domethënë që dhëndri im nuk do e lërë kurrë vajzën, dhe ne mund të jemi të dy për nevojat e saj. E di që ai e do vajzën, por edhe bashkë duhemi. Kjo situatë na bëri bashkë, dhe e di që nuk do ndodhte nëse vajza do ishte mirë. Nuk mund ti tregoj njeriu për këtë situatë, por është seksi më i mirë që kam bërë ndonjëherë, dhe nuk mund ta imagjinoj dot të heq dorë prej kësaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...