Përse meshkujt e duan seksin në mëngjes - Bota Sot
Përse meshkujt e duan seksin në mëngjes

Seksi

Përse meshkujt e duan seksin në mëngjes

Më: 2 prill 2019 Në ora: 22:15

Ekzistojnë disa përgjigje, ndërkaq ju duhet që këto informacione që po jua japim t’i shfrytëzoni për kënaqësinë tuaj.

Testosteroni është edhe fillimi edhe fundi

Në mëngjes niveli i testosteronit arrin kulmin. Veç kësaj, shumica e meshkujve zgjohen me “veglën” e tyre të madhe mes këmbëve, sepse qarkullimi i gjakut në penis u është shtuar gjatë natës. Madje, mu për këtë arsye mashkulli mendon se më mirë është ta shfrytëzojë ereksionin se sa ta lërë të kalojë. Logjike apo jo?

Gjimnastika e mëngjesit

Në orët e mëngjesit mashkulli është më fertilë. Juve gjithsesi do t’ju bëjnë mirë disa “gjimnastika” në mëngjesin e hershëm. Shfrytëzojeni këtë.

Meqë ai ka shumë energji për seks, nuk do të thotë që edhe ju të keni energji të njëjtë. Aplikoni pozat e zakonshme, mirëpo vetëm ato të cilat prekin pikën e vërtetë.

Poza seksuale në formë luge në të cilat shumica e çifteve flenë, kur mashkulli nga prapa e përqafon partneren është ideale për seks mëngjesi. Derisa të jeni në atë pozë, mjafton vetëm t’i shtrijë duart për t’ju përkëdhelur gjoksin dhe për t’ju stimuluar klitorisin. Gjithashtu mund të shtrihet edhe anash, i kthyer nga ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...