Këshilla për të rritur libidon ose dëshirën seksuale

Seksi

Këshilla për të rritur libidon ose dëshirën seksuale

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 29 prill 2019 Në ora: 16:25
Ilustrim

Humbja e dëshirës apo libidos, është një problematikë shumë e zakonshme, dhe një arsye e rëndomtë  e ftohjes në një marrëdhënie. Ndonëse të gjitha këto orvatje në apetitin seksual janë një pjesë natyrale e jetës, ka disa gjëra që mund të bësh për të përmirësuar interesin për tjetrin.

Ki kujdes regjimin ushqimor

Ka disa ushqime, të cilat veprojnë si afrodiziakë natyralë, duke shtuar dëshirën seksuale. Luleshtrydhet, bajamet, arugula, ostriket, bananet, avokadot, fiqt, janë ushqime shumë të mira për t’u konsumuar, sidomos përpara së të kryejmë një marrëdhënie. Këto ushqime jo vetëm që përmbajnë vitamina dhe minerale që rrisin libidon ( dëshirën seksuale), por kanë aromë, shije, dhe bile, bile dhe teksturë që mund të ju ndihmojë të nxeheni pak. Çokollata lejon çlirimin e penylethylamine dhe serotoninës ( dy hormonet e lumturisë), duke përmirësuar humorin . Prandaj luleshtrydhet me çokollatë janë kombo aq sexy.

Zbulo magjinë e Maca, Ginko, Biloba dhe Yohimbine

Maca është një rrënjë peruviane e cila ka fituar një popullaritet shumë të madh falë nxitjes së libidos. Jo vetëm që maca mund të nxisë funksionet e jetës seksuale, por shërben si balancues shumë i mirë hormonal, i sistemit imunitar dhe pjellorisë. Ginkgo biloba ndërkohë është një supplement kinez që njihet dhe përdoret prej mijëra vitesh. Ajo furnizon trupin me antioksidantë, ndihmon në rrjedhjen e gjakut, dhe në luftimin e mosfunksionimit seksual për shkak të andidepresivëve. Yohimbine është një alkaloid që gjëndet në lëvoren e pemës së Pausinystalia në Afrikën Qëndrore. Ndërkohë që është ende në fazat e studimit, yohiombine asociohet me viagrën për shkak të trajtimit natyror të saj ndaj disfunksionit erektil.

Përdor një vibrator

Përfshirja e një vibratori ose dildo në pjesën e paralojës është një mënyrë shumë e mirë eksitimi. Kjo ndodh, sepse lodrat seksuale nxisin qarkullimin e gjakut në organet gjenitale. Lexo më shumë për  dildot dhe vibratorët këtu.

Provo ushtrimet Kegel

Ushtrimet e Kegelit do të ndihmojnë të forcosh muskujt e  zonës pelvike. Këto ushtrime ritmike do të ndihmojnë që të kesh rritje dëshire dhe apetiti seksual pikërisht sepse ato simulojnë ndjesinë dhe kontraktimet që ndjejmë gjatë orgazmës. Ushtrimet e Kegelit të ndihmojnë të menaxhosh orgazmën dhe gjatë seksit, duke rritur mirëqënien totale seksuale.

Mos harro lubrifikantin

Dëshira për aktivitet seksual, ulet akoma më shumë nëse seksi është i dhimbshëm, i pakënaqshëm apo jo i rehatshëm. Prekja seksuale ndihet akoma më mirë me lubrifikantët, të cilët ndihmojnë nxitjen e libidos në mënyra më elegante. Lubrifikanti është fantastik për të gjithë ata që vuajnë nga mungesa e lubrifikimit,për shkak të medikamenteve, apo nga mosha, shtatzanitë apo dhe fazat e ndryshme të jetës.

Interesohu mbi efektet anësore të medikamenteve

Disa medikamente, sidomos ato që perdoren për të trajtur presionin e gjakut, refluksin acid, ankthin dhe depresionin mund të ndikojnë në apetitin seksuale. Pyet doktorin nëse medikamentet e tua kanë efekte anësore dhe mundohu të diskutosh për uljen e dozës, apo ndryshimin e tyre. Mos ndrysho medikamente pa u konsultuar me mjekun.

Kujdesu për metodat e planifikimit familjar

Disa metoda të planifikimit familjar ose kontraceptivëve, padyshim që kanë dhe hormone të cilat mund të ulin niveline e testosteronit duke ulur si rrjedhojë dhe libido apo dëshirën. Flit me mjekun tënd rreth metoda të planifikimit familjar, për markat, përdorimin apo efektet anësore. Lexo për metodat e planifikimit familjar këtu.

Puno me vetëbesimin

Besimi në vete është çelësi kryesor i një jete të shëndetshme dhe një niveli natyral libido-je. Realizimi i kësaj ndonjëherë është i thjeshtë si të bësh një dush të freskët, ose të veshësh diçka që të bën të ndihesh mirë. Megjithatë vetëbesimi është shumë më shumë se sa një veshje, krehje, zgjatje flokesh e kshu me rradhë. Nëse ke probleme shumë të mëdha takohu me një terapist ( ka edhe në Shqipëri) me të cilin mund të flasësh; ose zhvillo një pasion, një hobby, ose praktiko komunikimin pozitiv, sidomos me veten.

Mundohu të ulësh stresin

Stresi dhe ankthi janë dy faktorë me ndikim shumë të madh mbi elementin dëshirë. Hidhi një sy pjesëve të jetës tënde që të krijojnë stress dhe mundohu ta reduktosh atë. Sporti, vrapi, palestra, meditimi dhe yoga kanë treguar që bëjnë mrekulli përsa i përket nivelit të stresit, sidomos nëse kombinohen me një regjim të mirë ushqimor dhe gjumë të mjaftueshëm.

Mundohu të kesh një gjumë të rehatshëm

Dëshira është një nga ato emocione të cilat ndikohen nga një pushim i pamjaftueshëm. Mungesa e gjumit ose e pushimit mund të detyrojnë trupin të menaxhojë më mirë energjitë e pakta, duke ulur kështu libidon apo dëshirën. Mundohu të krijosh një ritual dhe për periudhën para gjumit në mënyrë që të sigurosh një gjumë të qetë dhe vazhdueshëm. Jepi vetes kohë që të tretësh vaktin e fundit, evito telfonin ose TV. Vendos drita të qeta dhe bej një zgjatje muskujsh për të siguruar një gjumë të qetë.

Zhvillo komunikimin

Qetësia mendore, rehatia psikologjike dhe emocionale, luan një rol të rëndësishmë në eksplorimin e seksualitetit. Duke thënë atë që të kalon në mendje, duke shprehur kufijtë e tu, dhe duke komunikuar mbi pritshmëritë, do të arrish pa asnjë dyshim te një raport intim më i plotë dhe kënaqshëm. Lexo këtu për komunikimin.

Shijo kontaktin me lekurën

Trajtoje veten mirë. Kërko ose dhuro një masazh, duke e parë si një mënyrë të mirë për të rritur libidon.

Masturbohu

Eksploro trupin tënd. Duke ditur se cilat mënyra të bëjnë të ndihesh më pak i/e eksituar, do të kesh mundësi më të mira për të komunikuar me partnerët. Kjo përkthehet në më shumë orgazma dhe më pak seks të keq. Zbulo pikën G ose pikën P.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat