“Gruaja s’më lë të bëjmë seks, vetëm një herë në javë. Unë laj, pastroj, por…”

Seksi

“Gruaja s’më lë të bëjmë seks, vetëm një herë në javë. Unë laj, pastroj, por…”

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:00
Ilustrim

Një çift 40-vjeçarësh duket se kanë nisur të kenë disa probleme në lidhjen e tyre seksuale.

Bashkëshorti dëshiron që të kenë një jetë plot pasion por nuk gjen përkrahje tek partnerja e tij për këtë, ndaj dhe ai i ka kërkuar ndihmë psikologes.

Për më tepër lexoni historinë e plotë të publikuar në ‘The Sun’.

Letra e burrit

“Më duhet t’i lutem gruas time për të bërë seks dhe pasi pranon ajo nuk është aspak romantike. Nuk i pëlqen të më puthë dhe është shumë e heshtur.

Më parë ne kishim raport çdo natë por pastaj fillova të kuptoj që ajo nuk donte dhe kështu i lashë hapësirë, por ajo tani kujtohet vetëm në fundjavë…nëse jam me fat.

Unë jam 44 dhe ajo është 42 por jeta jonë seksuale lë për të dëshiruar.

Unë e ndihmoj me punët e shtëpisë, laj, pastroj por as kjo nuk e kënaq.

Nuk di çfarë të bëj…”

Përgjigjja e psikologes

“Ti dhe gruaja jote keni nevojë të flisni me njëri-tjetrin për këtë temë.

Ti duhet t’i tregosh për dëshirat e tua dhe për pasiguritë që ajo të krijon. Duhet ta dëgjosh edhe shpjegimin e saj dhe kështu të arrini në një zgjidhje të kënaqshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat