“Sa herë që të dashurës i bie telefoni, mendoj se i shkruan djali me të cilin më tradhtoi”

Seksi

“Sa herë që të dashurës i bie telefoni, mendoj se i shkruan djali me të cilin më tradhtoi”

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:32
Ilustrim

Një burrë është tepër i shqetësuar për mendimet që i vijnë në kokë kur bie telefoni i partneres. Ai e ka kapur një herë duke shkruajtur me një djalë tjetër dhe mendon se flasin sërish, pavarësisht se ajo i ka thënë që i kanë mbyllur kontaktet.

Për këtë arsye, ai kërkon këshillat e psikologes Deidre që të kuptojë se si të forcojë marrëdhënien.

Letra: Sa herë që bie telefoni i të dashurës time, në mendjen time qarkullon vetëm një gjë “është ai”.

Ajo u takua me një djalë në qytet kur ne po përjetonim një moment të vështirë. Unë jam 29 vjec, ajo është 31 dhe ka një vajzë që e trajtoj sit ë jetë e imja. Unë punoj me turne të zgjatura, por në fundjavë jam gjithmonë pushim.

Ne bënim gjëra si familje, por unë fillova të ndihesha shumë rehat dhe nuk u përpoqa më. Ajo ndjeu sikur unë nuk isha i dashuruar. Ajo po lante vajzën një natë kur ra alarmi. Shkova ta fikja dhe lexova mesazh nga një djalë, i cili i shkruante, “Shpresoj të kesh kaluar një ditë të këndshme, bukuroshe.”

Ajo tha se kishte njohur dikë që i jepte vëmendjen që kërkonte. Me këtë rast, dolën disa të vërteta rreth nesh. Më tha që nuk do e takojë më, por kur i them që e dua, ma kthen me gjysmë zëri. Ndihem i copëtuar.

Deidre: Ti je i shokuar por ke nevojë që të ndërmarrësh disa veprime për të shpëtuar marrëdhënien. E dashura jote ishte gabim, por është gjë e mirë nëse pranon disa përgjegjësi. Nëse të dy punoni për të rregulluar marrëdhënien, mund t’ia dilni.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat