Kush bëjnë më shumë seks, beqarët apo të martuarit? Ky studim zbulon gjithçka

Seksi

Kush bëjnë më shumë seks, beqarët apo të martuarit? Ky studim zbulon gjithçka

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:16
Ilustrim

E pabesueshme, por e vërtetë! Beqarët bëjnë më shumë seks dhe janë më të lumtur sesa të martuarit! Shkenca po e thotë këtë...Kjo është ajo që u zbulua nga një studim i kohëve të fundit! Kur flasim për bashkëjetesë, martesë dhe çifte të lumtura, nëse jeni beqarë nuk duhet të ndjeni asnjë lloj zilie. Ne duhet të jemi vetëm të lumtur sepse sipas shkencës, ne mund të bëjmë më shumë seks sesa ata që janë të martuar. Kushdo ëndërron të jetojë një përrallë dhe një histori dashurie me personin më të rëndësishëm në jetën e tij, por jo gjithmonë princi simpatik është aty pas derës (siç ne besojmë). Nëse duam të fillojmë t'i shohim gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe të gjejmë anët pozitive në këtë histori, shkenca na jep një arsye të mirë: beqarët bëjnë më shumë seks dhe janë më të lumtur. Ja çfarë u zbulua!

Padyshim që jeta e të martuarve është shumë intensive dhe dashuria shpesh është në hije. Sidomos seksi! Nga një dhimbje koke në një "unë nuk ndjehem mirë", pothuajse çdo natë e gjeni veten në shtrat vetëm për të bërë në një gjumë të thellë. Një skenë që reflekton shpesh realitetin e fakteve dhe studiuesit e kanë konfirmuar atë. Ata analizuan mostrat e mbi 26 mijë të rriturve dhe psikologët Brooke Wells, Ryne Sherman dhe Jean M. Twenge zbuluan se beqarët janë më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre dhe kanë një aktivitet seksual shumë aktiv.

Bashkëjetuesit, nga ana tjetër, kanë tendencë të lënë pas dore seksin me partnerin e tyre. Përveç kësaj, është zbuluar gjithashtu se deri më sot se numri i beqarëve po rritet gjithnjë e më shumë. Njerëzit që gjejnë dashurinë dhe fillojnë një marrëdhënie serioze janë në pakicë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat