Justifikimet më të zakonshme që nxjerrin burrat kur nuk duan të bëjnë seks

Seksi

Justifikimet më të zakonshme që nxjerrin burrat kur nuk duan të bëjnë seks

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Jo vetëm gratë! Ndonjëherë edhe meshkujt nxjerrin pretekstet e tyre kur nuk duan të kenë raport intim me partneren e tyre. Nëse gjinia femërore shpik shpesh justifikime të tipit dhimbje koke klasike, çfarë shpikin burrat atëherë? Justifikimet që ata zgjedhin janë fantastike, ndonjëherë të shkëlqyera. Qëllimi është gjithmonë i njëjtë: të shmangin pasionin nën çarçafë dhe ta shtynë atë për një kohë tjetër.

E para dhe më e përdorura është: kam ngrënë ose kam pirë shumë. Është një frazë që fsheh një të vërtetë të vogël. Shpesh, pasi ke ngrënë një vakt të bollshëm, të shoqëruar me një sasi të tepruar alkooli, edhe burrat më të patrembur nuk e lënë veten të lirë për t'u hedhur në krahët e një gruaje me puthje apo përkëdhelje, sepse nuk është në gjendje. Për më tepër, siç dihet alkooli ngadalëson reflekset dhe e bën më të komplikuar takimin e dashurisë.

Një justifikim tjetër i përsëritur ka të bëjë me lodhjen. Shumë burra përfundojnë duke thënë se ata janë përballur me një ditë shumë të vështirë dhe stresuese, aq sa e vetmja gjë që ata dëshirojnë është të flenë.

Por justifikimet e përdorura nga burrat për të mos bërë dashuri nuk mbarojnë këtu. Për shembull, ata shpesh pretendojnë se janë me nxitim dhe nuk kanë kohë që t'i kushtohet seksit. Ose ata thonë që kanë pak kohë dhe bien në gjumë.

Një justifikim është më i mirë se e vërteta për të mos dëmtuar personin tjetër. Në fakt ndodh që të mos keni dëshirë për të bërë dashuri, por kjo nuk do të thotë që tërheqja për partnerin është zhdukur. Ju thjesht nuk jeni në humor të duhur ose nuk është koha e duhur.

Gjëja e rëndësishme është të kuptoni nevojat dhe të përpiqeni të mos e përkeqësoni situatën. A dëshironi të bëni seks? Nëse ndodh një herë në një kohë mos u shqetësoni, kur në vend të kësaj justifikimet bëhen një përpjekje e vazhdueshme për të mos përfunduar në krevat atëherë duhet të kuptoni se çfarë është e gabuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat