Arsyet se pse duhet të kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë

Seksi

Arsyet se pse duhet të kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Nëse keni menduar se marrëdhëniet seksuale kryhen vetëm për kënaqësi, e keni gabim.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale është mirë për të rriturit. Dhe kryerja e saj çdo ditë është edhe më e mirë.

Jo vetëm që ju ndihmon të flini më mirë, të largoni stresin, dhe të djegni kalori, por janë edhe shumë arsye tjera se pse duhet të kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë, raporton “ETimes”.

Këtu i gjeni disa nga këto arsye:

Ndihmon në lidhjen emocionale

Seksi nuk është vetëm për intimitet, por kryerja e marrëdhënieve seksuale ndihmon në lidhjen emocionale në mes të çiftit.

Përmirëson shëndetin kardiovaskular

Një studim i fundit ka treguar se meshkujt të cilët kanë kryejnë marrëdhënie seksuale më shumë se dy herë në javë, kanë rrezik më të vogël për të përjetuar infarkt në zemër.

Rrit imunitetin

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ngrit sistemin imunitar që e bënë trupin tuaj më të fortë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Largon stresin

Nëse jeni të stresuar në punë dhe me familje, mos lejoni që kjo të ndikoj në performancën tuaj në shtrat. Jo vetëm që seksi ndikon në disponimin tuaj por ai kryen një rol të madh në largimin e stresit.

Largon shanset e depresionit

Seksi bënë që truri juaj të lëshon hormone të ndjenjës së mirë, që nënkupton që ju bënë më të lumtur.

Ju bënë të ndjeheni mirë gjatë gjithë ditës

Sipas një studimi, njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale në mëngjes e kanë përballuar më mirë problemet që iu janë shfaqur gjatë ditës. Kjo fal hormoneve të lumturisë që krijohen gjatë marrëdhënieve seksuale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat