Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Bëra seksin me një shitës në depo, por u tmerrova kur...

Seksi

Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Bëra seksin me një shitës në depo, por u tmerrova kur...

Nga: Bota sot Më: 19 shtator 2019 Në ora: 12:03
Ilustrim

Një grua 27 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar burrin me një shitës në dyqanin ku ajo punon, por edhe pse kanë bërë vetëm seks oral, ajo ka marrë sëmundje ngjitëse, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ka një jetë të mirë dhe se ka qenë budallaqe që ka bërë seks me atë burrë dhe se nuk do ta bëjë më.

Ky është rrëfimi i plotë i gruas:

Kam bërë seks të çmendur në depo me një shitës që erdhi t’i shiste biskota shefit tim.

Ishte e mrekullueshme për aq sa zgjati por unë jam e martuar dhe duhet ta godas veten që e bëri dhe për më tepër, përfitova sëmundjen ngjitëse STI.

Jam me burrin tim prej 10 vitesh. Ai është njeri shumë i mirë, shumë i dashur dhe besnik. Unë jam 27 ndërsa ai është 28 vjet. Unë isha e virgjër kur ne u njohëm, ndërsa ai kishte vetëm një partnere më herët.

Ne kemi një djalë 9 vjet dhe një vajzë 6. Burri im punon shumë dhe ne kemi një jetë të mirë, shtëpi, dy vetura dhe pushime çdokund, çdo vit.

Unë isha e mërzitur kur vajza ime filloi shkollën dhe gjeta një punë me gjysmë orari, në një pjesë të një dyqani.

E shijoja të njihja njerëz të ndryshëm dhe ishte mirë të kisha disa para që i fitoja vet.

Kemi disa përfaqësues që vijnë rregullisht në dyqan. Shumë prej tyre janë blloqe të zakonshme dhe thjesht miqësor në një mënyrë të ngjashme me biznesin. Pastaj erdhi një përfaqësues i përkohshëm.

Ai ishte me trup të bukur dhe shumë flirtues, ndoshta 10 vite më i vjetër se unë. Ai i solli shefit tim një seri të re të biskotave që ai kishte vendosur t’i provonte. Ai më kërkoi mua që ta dërgoja në depo dhe t’i tregoja ku t’i linte.

Ai u vendosi ato në dollap dhe më pas u kthye kah unë. Para se ta shihja mirë ne po putheshim. Ai erdhi ditën tjetër kur ne kishim kohën e drekës dhe nuk mund t’i hiqnim duart nga njëri tjetri, kështu që e kënaqëm njëri tjetrin në mënyrë orale.

Shumë shpejt e kuptova se mund të humbisja gjithçka. Më pas e kam kuptuar se kam marrë sëmundje ngjitëse. Ne asnjëherë nuk kemi bërë seks të plotë, si ka mundur të ndodhë?

Përgjigja e psikologes:

Ju mund të merrni një infeksion seksual në shumë mënyra të ndryshme, përfshirë seksin oral. Nëse ende nuk keni parë mjek, shkoni në Klinikën tuaj më të afërt të Shëndetit Seksual dhe sigurohuni që të përfundoni trajtimin.

Ju thoni që nuk do të jeni më kurrë kaq budallaqe por duhet të shikoni se çfarë qëndron prapa këtij episodi.

Martesa juaj është e mirë për sa i përket financave dhe çështjeve praktike, por sa e kënaqshme është për ju emocionalisht dhe seksualisht?

Nëse të dy ishit mjaft të papërvojë kur u martuat, mund të ketë vend për të përmirësuar jetën tuaj seksuale.

Tregojini burrit tuaj që e doni atë dhe dëshironi t'i jepni një jetë të fortë seksit./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat