Këto janë dy frikërat më të mëdha që gratë kanë gjatë seksit

Seksi

Këto janë dy frikërat më të mëdha që gratë kanë gjatë seksit

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:17
Ilustrim

Të forta dhe të pavarura, gratë mund të bëhen shumë të brishta kur bëhet fjalë për seksin. Ky akt kaq i natyrshëm dhe i bukur në fakt shpesh shoqërohet me kaq shumë frikë.

Gratë shumë më tepër sesa burrat, shpesh e përjetojnë takimin me partnerin e tyre nën çarçafë, si një provë për tu kapërcyer dhe ndjehen të gjykuara në shumë aspekte. Këto janë ndonjëherë frikëra irracionale, herë të tjera të bazuara në përvoja të gabuara ose presione që shpesh vuajmë për shkak të shoqërisë moderne. Në çdo rast është e rëndësishme të mësoni t'i njihni ato dhe t'i neutralizoni në mënyrë që të jetoni seksin lirshëm dhe spontanisht, siç duhet të jetë gjithmonë.

Frika e parë, e ndarë nga shumë gra është frika e të qenit lakuriq. Ka nga ato që fikin dritën, nga ato që fshihen nën çarçafë dhe ato që përpiqen të qëndrojnë të veshura sa më shumë. Një puçërr, disa rrotullime ose ndonjë hamendësim për celulitin janë arsye që kthehen në fiksim e na bëjnë të ndjehemi thellësisht të papërsosura. Kjo ju pengon në lirinë tuaj gjatë aktit dhe krijon ankth në lidhje me takimin seksual. Mund të prishë gjithçka, na besoni! 

Një tjetër frikë shumë e zakonshme është ajo e mos arritjes së orgazmës. Ndërsa, për burrat kënaqësia është më mekanike, tek gratë ajo është e lidhur me ndjenjat dhe mendimet. Kjo do të thotë që nëse nuk ndihemi të qeta me personin tjetër, arritja e kulmit do të jetë tepër e vështirë. Nuk është për t'u habitur, kjo frikë shfaqet mbi të gjitha kur intimiteti me një burrë bëhet për herë të parë.

Çfarë duhet të bëjmë? Lënia e vetes së lirë është hapi i parë për të zbuluar kënaqësinë në krevat dhe për të jetuar në mënyrë paqësore marrëdhënien tuaj seksuale. Pa ankth për performancën. Përpara se të takoni të dashurin tuaj, përgatituni me kujdes! "Trullosni" imagjinatën tuaj, zgjidhni një vend që do t'ju bëjë të ndiheni të qeta dhe të sigurta dhe kënaquni!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat