Disa gjëra që duhet t’i dini rreth seksit nga një ekspert i kësaj fushe

Seksi

Disa gjëra që duhet t’i dini rreth seksit nga një ekspert i kësaj fushe

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:56
Ilustrim

Të rinjtë e ditës së sotme janë duke dal në takime më pak, por kjo nuk do të thotë që nuk janë të interesuar në marrëdhënie intime.

Në realitet, marrëdhëniet seksuale janë pjesë e rëndësishme e jetës dhe e çdo lidhje për njerëzit e çdo moshe, gjinie dhe orientimi seksual.

Pa marr parasysh, se a konsideroni vetën me përvojë në këtë aspekt apo ndoshta jeni duke përjetuar marrëdhënie për herë të par, janë disa gjëra specifike që çdo kush duhet të i dijë, kur vjen puna tek marrëdhëniet seksuale, thonë ekspertët, raporton “The Independet”.

Një gjë që të gjithë duhet ta dinë është se “marrëdhëniet janë më shumë se seksi”, sipas ekspertëve personat më të lumtur në një lidhje janë ata se edhe pse kanë gjithmonë pasion, por jo gjithmonë drejtohen tek seksi.

Kjo përfshinë, puthjet, përqafimet, pa pasur tendencë për të bërë vetëm seks. Po ashtu, ata thonë se seksi nuk duhet të jetë e dhimbshme për femrat. Ka shumë arsye se pse gratë mund të përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, por kjo nuk do të thotë që është normale. Ato gra të cilat ndjenjë gjithmonë dhembje gjatë seksit, duhet të kërkojnë ndihmë profesionale.

Po ashtu, diçka që duhet të dinë të gjithë është diçka që ata e quajnë “vlerësim/besim seksi”, që përfshinë personat të cilët e dinë se çfarë dëshirojnë në një marrëdhënie dhe të ia përcjellin ato dëshira partnerit të tyre.

Për të arritur një jetë të kënaqshme seksuale, është esenciale që të diskutohet se çfarë dëshironi nga partneri dhe çfarë dëshiron ai/ajo nga ju.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat