Rrëfimi i 26 vjeçares: Bëj seks me djalin që njoha në festë, por i dashuri im...

Seksi

Rrëfimi i 26 vjeçares: Bëj seks me djalin që njoha në festë, por i dashuri im...

Nga: Bota sot Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:28
Ilustrim

Një vajzë 26 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se po e tradhton të dashurin me një djalë që ka njohur për festën e beqarisë të mikes së saj në Hungari, përcjell Bota sot.

Vajza thotë se me djalin e ri kënaqet shumë, ai jeton afër saj dhe ata shihen kur i dashuri është në punë.

Por vajza ndihet fajtore dhe nuk e di çka të bëjë, derisa me të dashurin e saj ka biseduar edhe për martesë.

Rrëfimi i plotë i vajzës:

U njoha me një djalë të mahnitshëm në Budapest, në festën e një shoqeje.

Tani unë takohem me të për seks sa herë që mundem, por ndihem keq për të dashurin tim.

Shoqja ime martohet muajin e ardhshëm dhe 10 vajza shkuam në Budapest për vikend.

Gjithçka ishte shumë dhe unë e njoha këtë djalë argëtues në natën e fundit.

Unë kisha pirë shumë por ne folëm dhe u përshtatëm. Dhe ne zbuluam që jetojmë shumë afër njëri tjetrit.

Unë e ndaja dhomën me një shoqe ndërsa ai ishte vet, kështu që nuk mund të bënim më shumë se puthje. Por mes nesh kishte tërheqje të madhe.

Ne i shkëmbyem numrat dhe sapo u kthyem ai më kontaktoi. E di që unë u desh ta refuzoja por i dashuri im nuk bëri asgjë që unë u ktheva.

Ai më pyeti vetëm nëse çaji ishte gati dhe kur bëmë seks atë natë, ishte e gjitha kënaqësia e tij dhe atij nuk i interesoi për timen.

U ndjeva keq dhe natën tjetër i thash se do të shkoj tek nëna ime që t’i tregoj se si kam kaluar në vikend, por unë dola me djalin që njoha.

Seksi me të ishte i mahnitshëm. Nuk është vetëm se është dikush i ri, por ai kujdeset se si ndihem.

Tani unë takohem me të aq shpesh sa kam mundësi.

I dashuri im punon me orare të ndryshme dhe ne zakonisht takohemi kur ai është në punë. Por unë ndihem fajtore.

Unë dhe i dashuri im jemi bashkë prej 3 vitesh dhe kemi biseduar për martesë në vitin tjetër.

Unë jam 26 vjet ndërsa ai është 29. I dashuri i ri është 27 vjet. Unë e dua të dashurin tim shumë por a jam gati ta kaloj jetën me të?

Përgjigja e psikologes:

Është e vështirë të dihet nëse marrëdhënia juaj e re konsiston thjesht në një bisedë nate dhe disa orë në shtrat, kur mund të argëtoheni.

A të ka thënë se dëshiron diçka më shumë me ty? Nëse jo, atëherë ai kënaqet me ty vetëm për seks dhe do të alarmohet nëse flitet për diçka më serioze.

Nëse ke biseduar me të dashurin tënd për martesë, më mirë është që ta shpëtosh lidhjen tënde se sa ta shkatërrosh atë.

Tregoj se nuk të ka pëlqyer pritja që të ka bërë në shtëpi dhe se po bëhet i dashur përtac./BS/

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat