Gruaja rrëfehet e tmerruar: Burri më fotografoi të zhveshur dhe ia dërgoi fotot të dashurit tim, tani unë...

Seksi

Gruaja rrëfehet e tmerruar: Burri më fotografoi të zhveshur dhe ia dërgoi fotot të dashurit tim, tani unë...

Nga: Bota sot Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Një grua 27 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se pas 5 vitesh martesë ka zbuluar se burri po e tradhtonte me ish të dashurën e tij prej 2 vitesh, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se më pas gjeti një të dashur me të cilin kalonte mjaft mirë, por dhe burri shkonte tek ajo dhe bënin seks, ndërsa që një ditë ai e fotografoi nudo dhe ia dërgoi të dashurit të saj, i cili u nda me të.

Tani thotë se ka mbetur pa të dy dhe i duket se jeta e saj ka përfunduar.

Letra e plotë e gruas:

E kam tradhtuar të dashurin tim me burrin tim, i cili më fotografoi mua të zhveshur në shtrat dhe i dërgoi fotot atij.

Jeta ime është shkatërruar. Kam qenë e martuar prej 5 vitesh dhe e doja shumë burrin tim. Unë jam 27 vjet ndërsa ai 44.

1 vit më parë e zbulova se ai po më tradhtonte me ish të dashurën e tij prej 2 vitesh. E fala dhe vendosëm që të rregullonim marrëdhënien tonë, por unë isha e thyer.

Jeta jonë seksuale ishte e keqe dhe mua më mungonte koha përpara që kisha. Fillova të përdorja një aplikacion për takime dhe u njoha me të dashurin tim, i cili është 36 vjet.

E gënjeva atë se isha duke u divorcuar, në vend se t’i thosha burrit tim se nuk mund ta duroj sjelljen e tij dhe të ndaheshim.

Seksi me të dashurin e ri është i mahnitshëm. Ai është shumë i kujdesshëm dhe unë mendoja se me të unë mund ta harroja gjithë atë që më ka ndodhur.

Burri im më kontaktonte, qante në shtëpi dhe unë nuk mund ta ndihmoja të ndjeja diçka për të.

Ai insiston se më do ende dhe është vështirë t’i rezistoj, derisa dy meshkuj në jetën time janë shumë, por me të dy unë ndihem e vetmuar.

Burri im erdhi tek unë disa herë dhe ne përfunduam në shtrat, derisa unë mendoja se mund ta rindërtonim martesën tonë, por të nesërmen ai ishte njësoj i ftohtë si më parë.

Herën e fundit kur erdhi, ishte shumë më aktiv seksualisht dhe më kërkoi të më bënte foto nudo që t’i shihte kur nuk jemi bashkë.

Unë i thash po por u bëra budallaqe që i besova pasi ai ia dërgoi ato të dashurit tim, pasi numrin ma kishte marrë nga telefoni.

I dashuri im u nda nga unë dhe më bllokoi.

E di që ai ka të drejtë të më urrejë mua sepse unë e tradhtova atë sikur që më tradhtoi burri im mua.

Tani i kam humbur të dytë dhe jam shumë keq.

E di se ajo që kam bërë është shumë e keqe por dua t’i rregulloj gjërat me të dashurin tim, mirëpo ai më urren aq shumë sa që nuk dëshiron të më shoh në sy.

Nuk e kam askënd me kë të flas. Më duket se jeta ime ka përfunduar.

Përgjigja e psikologes:

Në asnjë mënyrë jeta jote nuk ka përfunduar. Ti je në të njëzetat dhe mund të lësh gjithçka pas dhe të vazhdosh jetën.

Kur është martesa jote në gjithë këtë? Burri yt a të ka shfrytëzuar apo të do ende dhe mund të rregulloni raportet? A do të mund t’i besoje sërish atij?

Ti nuk ke pse të jesh e ndershme me asnjërin por nëse doni mund ta rregulloni marrëdhënien. /BS/

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat