Rrëfimi/ Bëj seks me një grua të martuar, ajo ia dredh burrit shofer, por mua më vjen keq sepse…

Seksi

Rrëfimi/ Bëj seks me një grua të martuar, ajo ia dredh burrit shofer, por mua më vjen keq sepse…

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:02
Ilustrim

E dashur Deidre, kam krijuar një lidhje me një grua që është e martuar dhe seksi me të është i hatashëm, por më vret ndërgjegja kur mendoj për burrin e saj.

Unë jam 43 vjeç dhe ajo është 37. Jetojmë shumë larg njëri- tjetrit por kjo nuk na pengon që të takohemi dy herë në javë dhe të kryejmë marrëdhënie.

Takimet vijnë ose kur ajo merr trenin dhe vjen tek unë, duke i thënë burrit të saj që po shkon të takojë të motrën, ose shkoj unë në kohën kur i shoqi nuk ndodhet në shtëpi. Ai punon si shofer kamioni dhe bën distanca të gjata.

Unë jam gjithmonë i kujdesshëm dhe e lë makinën time larg shtëpisë së saj, por familja e saj dhe miqtë e afërt e dinë për mua dhe po e pranojnë lidhjen tonë të fshehtë.

Ajo thotë se është e mërzitur me burrin e saj dhe ai thjesht nuk po e kënaq më sic ajo do.

Ai është 55 vjeç dhe ata kanë një shtëpi të bukur, por ajo ankohet se gjithçka që ai bën është punë, ha dhe fle, pa kurrfarë pasioni në mes.

Herën e parë që bëmë seks, u ndjeva hatashëm. Ajo është shumë pasionante dhe kjo është realisht gjithçka që kam kërkuar deri tani. Por ndërgjegjja ime ka filluar të më brejë. Ajo ma ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të braktisë shtëpinë e saj të bukur, veçanërisht sepse unë jetoj në një shtëpi me një dhomë gjumi në një bllok pallatesh jo shumë të bukur. Pra, a nuk duhet të tregojë ajo më shumë besnikëri ndaj burrit të mirë që i siguron të gjitha?

Por t’i thuash lamtumirë do të thotë të heqësh dorë nga seksi i shkëlqyeshëm. Nuk jam i sigurt se ndërgjegjja ime është ajo që më shqetëson më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat