Rrëfehet burri: 28 vjeçarja po më çmend dhe nuk bëj më seks me gruan, por.. - Bota Sot
Rrëfehet burri: 28 vjeçarja po më çmend dhe nuk bëj më seks me gruan, por..

Seksi

Rrëfehet burri: 28 vjeçarja po më çmend dhe nuk bëj më seks me gruan, por..

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:11
Ilustrim

Një burrë 36 vjeç ka rrëfyer për The Sun se ka njohur një grua të bukur 28 vjeçare, me të cilën ka filluar një aferë dhe tashmë nuk bën seks me gruan e tij.

Ai thotë se e di se gruaja mund ta zbulojë dhe e do atë, por që e dashura e tërheq shumë dhe nuk mund të mos jetë me të.

Rrëfimi i plotë i tij:

Një grua e re e mahnitshme ka hyrë në jetën time dhe seksi me të është brilant. Tani unë po hezitoj të bëj seks me gruan time.

Unë jam 26 dhe gruaja ime është 34 vjet. Ne jemi bashkë prej 10 vitesh dhe kemi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, 9 dhe 7 vjet.

Unë kam udhëtuar botën me punën time si menaxher i projekteve dhe jam kthyer në shtëpi vetëm për disa ditë e net.

Disi distanca ka qenë një gjë e mirë për jetën seksuale, pasi sa herë jam kthyer seksi me gruan ka qenë më i mirë.

Por derisa kam punuar larg, nënkupton që ka pasur dhe shumë gra në vende të ndryshme të botës. Nuk është diçka se jam shumë krenar për këtë.

Tani më duket se gruaja ime e ka kuptuar gjithë këtë, edhe pse ende nuk ka thënë asgjë.

Kam bërë seks me gruan më të bukur që kam njohur në gjithë jetën time dhe në punë. Ajo është pronarja e një kompanie me të cilën kam nënshkruar kontratë. Më çmendi sapo e pashë dhe menjëherë filluam të flirtonim, ajo më tregoi se është 28 vjet.

Unë fillova të ndjej për të pothuajse menjëherë. Nuk mund ta besoja se ajo grua e re më dëshironte mua.

Ne dolëm për të pirë dhe herën tjetër që e pashë atë, ne filluam këtë aferë të mrekullueshme.

Ishte një tërheqje e madhe qysh në fillim dhe akti në shtrat ishte fantastik.

Nuk kam shikuar asnjë femër tjetër që kur ajo ka hyrë në jetën time. Unë e dua shumë gruan time, por unë nuk mund ta lë këtë grua që të shkojë ende. Nuk mund t’i rezistoj.

Vetëm të mendoj për të, gjithmonë më bën të kthehem tek ajo, edhe pse e di që së shpejti martesa ime do të jetë në trazira.

Përgjigja e psikologes:

Sa më gjatë që të vazhdosh të tradhtosh, mundësitë që gruaja jote ta kuptojë janë më të mëdha.

Ajo mund të mendojë se ti po bën seks kudo që po mundesh apo që më nuk të pëlqen ajo.

Pastaj të shpëtosh martesën do të jesh shumë e vështirë.

Duhet t’i bësh vetes një listë të gjëra që do të humbasësh nëse e vazhdon atë aferë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat