Disa fantazi seksuale që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Seksi

Disa fantazi seksuale që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 06:38
Ilustrim

Kush prej nesh nuk ka menduar të paktën një herë në jetë, ta pasurojë seksin dhe ta bëjë atë më interesant përmes fantazive seksuale? Të gjithë kemi fantazi që dëshirojmë t’i shndërrojmë në realitete erotike dhe t’i zbatojmë nën çarçafë me partnerin tonë, dhe këto ndryshojnë nga tema në temë: ato shkojnë nga përdorimi i lodrave seksuale në lojëra të veçanta me role, të gjitha për ta bërë marrëdhënien përvojë unike! Le të zbulojmë më shumë së bashku!

•Disa fantazira kanë të bëjnë me vendin për të bërë dashuri! Në radhë të parë gjejmë zyra ose ambiente pune, por ka edhe vende më të çuditshme, siç është banjo e një aeroplani, të bësh seks jashtë, në kofanon e një makine dhe madje…në ashensor!

• Shumë njerëz fantazojnë për përdorimin e lodrave seksuale që mund të blihen lehtësisht në internet dhe që stimulojnë kënaqësinë e të dy partnerëve.

• Nëse dalim nga marrëdhënia për një moment, një fantazi e përhapur është të bëjmë seks me një të huaj.

• Sidomos te burrat, ekziston dëshira për të bërë dashuri me një grua të paarritshme, shpesh gra të famshme apo edhe me ato që luajnë role institucionale: mësuesin tonë, shefin tonë etj.

• Le të kthehemi nën çarçafë: kush nuk ka ëndërruar kurrë të ketë treshe? Duket se është një nga dëshirat më të zakonshme si për burrat ashtu edhe për gratë.

• Ideja për të bërë një film erotik me partnerin tuaj, dhe pse jo, për ta shikuar atë për të përmirësuar performancën tuaj ose thjesht të emocionoheni përpara një marrëdhënieje, është shumë e pranishme në imagjinatën kolektive mashkullore.

• Më në fund, fantazitë që lidhen me rolin e dikujt gjatë një marrëdhënie janë të shpeshta. Por, ka shumë lojëra të tjera me role që mund të bëhen, të ndihmuara edhe nga kostumet erotike, siç është polici seksi, infermierja, nxënësja e shkollës dhe shumë më tepër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat