Nëse shihni ëndrra duke kryer marrëdhënie intime, ky është kuptimi i tyre

Seksi

Nëse shihni ëndrra duke kryer marrëdhënie intime, ky është kuptimi i tyre

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 14:03
Ilustrim

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni krejtësisht të hutuar me ëndrra seksi për shkak të së cilës jeni trembur? Verifikoni a keni arsye për brengosje!

Ëndërrimi i të dashuruarit parashikon sukses, femrat i ëndërrojnë ish-partnerët, ndërkaq meshkujt të panjohurat, ish-partnerët simbolizojnë monotoninë në krevat, orgazmë e afsh tepër të paktë, ndërkaq tradhtia do të thotë dëshira të parealizuara.

Mirëpo, shpeshtësia dhe përmbajtja e tyre nuk janë dukuri e pazakonshme dhe secila nga to i ka arsyet e veta të qarta. Plot shenja që tregojnë dëshirat, planet dhe brengat tona.

Tradhtia – Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton, gjithsesi është një përvojë shqetësuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më së shpeshti është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse obligimet afariste të partnerit tuaj janë shtuar, ndërsa ai ka gjithnjë e më pak kohë për t’jua kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është pasojë e pritur.

Marrëdhënie “e befasishme” – Përvoja intime me dikë i cili në realitet nuk ju është tërheqës, tregon për atë që ndonjë karakteristikë e atij personi ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.

Të bësh dashuri me një të panjohur – Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.

Marrëdhënie me ish-in – Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ish-i është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat