"Bëra seks me një kolege të punës, por gruaja ime..."

Seksi

"Bëra seks me një kolege të punës, por gruaja ime..."

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:41
Ilustrim

Pas një nate jashtë me shoqëri, unë e tradhtova gruan time me një kolege femër.

Tani unë ndihem i zemëruar me veten time pasi mendoja se kisha lënë zakonet e këqija të kaluares.

Kam pasur marrëdhënie afatgjata në 20-tat e hershme por gjithashtu i kam tradhtuar ato rreth 50 herë. Vendosa të jetoj i vetëm për disa vite derisa akova gruan time.

Ajo e njeh reputacionin tim. Iu desh kohë e gjatë asaj të më besoj mua dhe unë një natë dola jashtë me miqtë e mi. Ajo vazhdimisht me paralajmëronte se do të përfundonte gjithqka nëse do bëja ndonjë skandal.

Një vajzë është bashkuar në firmën tonë rreth 18 muaj më parë dhe ne jemi bërë shokë, por vetëm shokë. Ajo është 26 dhe unë 33.

Në kurrë nuk kishim pirë diqka bashkë derisa një natë ajo u shfaq në klub ku unë isha dehur me shokë.

Kur u larguam e pyeta nëse ajo donte të vinte në taksi me mua, ndërsa ajo jetonte në të njëjtën rrugë me mua. Ajo më ftoj për kafe derisa përfunduam duke u puthur. Kishim pirë shumë dhe përfunduam në shtrat. Nuk e kisha planifikuar dhe u acarova shumë pas kësaj.

Ajo nuk ka folur më me mua që nga ajo kohë. Vetëm ne të dy e dimë se qfarë ndodhi. Më mungon të flas me të dhe përpjekja për të shmangur njëri-tjetrin është stresuese.

Unë e di sa shumë e dua gruan time dhe dua t'ia them asaj. Por e di që ajo do të largohet nëse ia them. Ajo është 30 vjeqare dhe ne tani kemi fëmijën tonë të parë, një djalë që është lumturia më e madhe në familjen tonë. Kështu sic janë gjërat unë mund ta humbas gruan time, fëmijën dhe shtëpinë. As familja ime nuk do të më fliste kurrë.

Askush nuk mund ta kuptoj pse jam kaq e mërzitur gjithë kohën dhe nuk kam askënd me kë të flas.

Psikologia përgjigjet: Ju jeni duke luftuar për të falur vetëveten dhe mos mendoni se përgjigjen do ta merrni nëse ia rrëfeni gruas tuaj.

Ajo duhet të jetë tejet e ndjeshme pasi sapo ka lindur.

Ju do ta bëni atë plotësisht të mjerushme dhe marrëdhënia juaj nuk do të jetë e njëjtë përsëri.

Është e rëndësishme që ju të mësoni nga kjo që të mos tradhtoni sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat