Koronavirusi dhe seksi: Ajo që duhet të dini

Seksi

Koronavirusi dhe seksi: Ajo që duhet të dini

Nga: B.S Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:23
Ilustrim

Nëse kam marrëdhënie seksuale a mund të prekem nga Koronavirusi?

Mbase juve mund t`iu ketë shkuar në mendje një gjë e tillë, por keni pasur turp të pyesni

Për të ndarë faktet nga mitet, ne ua kemi shtruar pyetjet tuaja ekspertëve të shëndetit.

Dr Alex George është një mjek A&E dhe ish garues i Love Island. Alix Fox është një gazetare seksi, prezantuese e shfaqjes së papritur të Fluids BBC Radio 1, dhe bashkë-pjesëmarrëse në  “The Modern Mann”.

A është e sigurt të bësh seks në kohën e shpërthimit të Koronavirusit?

Dr Alex George: Nëse jeni në një marrëdhënie ... jetoni me atë person dhe ndani të njëjtin mjedis, Koronavirusi nuk duhet të ndryshojë situatën tuaj. Sidoqoftë, nëse dikush nga ju po shfaq simptoma të pandemisë, atëherë duhet të ruani distancimin dhe izolimin tuaj shoqëror, madje edhe brenda shtëpisë tuaj. Në një botë ideale të gjithë do të qëndronin dy metra larg - madje edhe në shtëpinë e tyre, por ne e kuptojmë se kjo mund të mos jetë realiste.

Alix Fox: Është gjithashtu e rëndësishme të mos supozoni se nëse po përjetoni simptoma të lehta  koronavirusit, e njëjta gjë mund t`i ndodhë edhe partnerit tuaj. Pra, nëse po shfaqni ndonjë simptomë, qëndroni larg të dashurit/es tuaj.

Kam puthur dikë që e kam takuar kohët e fundit dhe ai ka shfaqur simptoma.  Çfarë duhet te bej?

Dr Alex: Nëse e keni puthur ose keni qenë në kontakt me dikë që mendoni se ka qenë i prekur me koronavirus, sigurohuni që të izoloheni.

Alix Fox: Ne duhet të jemi përgjegjës për njëri-tjetrin dhe për veten tonë në marrëdhëniet tona. Nëse jeni dikush që keni pasur simptoma dhe e dini se keni puthur dikë kohët e fundit, duhet t'i njoftoni ata. Dhe, edhe nëse keni puthur dikë dhe ai/ajo kanë simptoma, duhet të izoloheni gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat