Ekspertët: Këto 6 minuta, vendimtare për seks të çmendur

Seksi

Ekspertët: Këto 6 minuta, vendimtare për seks të çmendur

Më: 20 prill 2020 Në ora: 13:28
Ilustrim

Kur vjen puna te seksi, disa njerëz janë shumë të përkushtuar në paralojën dhe mundohen ta zgjasin atë sa më shumë, ndërsa të tjerë preferojnë të veprojnë direkt duke e anashkaluar atë pjesë.

Nuk ka rëndësi në cilën kategori ti apo partneri yt bëni pjesë, pasi ka një mënyrë shumë të thjeshtë që ju të përmirësoni jetën tuaj seksuale në vetëm disa minuta.

E rëndësishme është që të ndiqni rregullin 6-minutësh.

Në thelb, rregulli thotë që njerëzit duhet të kalojnë të paktën gjashtë minuta duke u angazhuar në puthje para seksit dhe veprime të tjera.

Në thelb, rregulli thotë që njerëzit duhet të kalojnë të paktën gjashtë minuta duke u angazhuar në sjellje dashurie para seksit, siç janë puthjet dhe përkëdheljet e ndryshme.

Konkluzionin e nxorën kërkimet e bëra nga ‘Trojan Condoms’ dhe Këshilli i Informacionit dhe Edukimit të Seksit në Kanada, të cilët zbuluan se vetëm gjashtë minuta paralojë i lënë njerëzit të ndjehen mjaft të shkëlqyeshëm pas seksit.
Studimi i tyre përfshiu 1.500 kanadezë të moshës midis 18 dhe 24 vjeç nga të gjitha seksualitetet e ndryshme.

Gjetjet e tyre treguan se pjesëmarrësit që ndiqnin rregullin raportuan se ishin “shumë të kënaqur seksualisht” pasi kishin bërë seks.
Rregulli gjashtë-minutësh u pa se ishte veçanërisht i rëndësishëm për përvojën seksuale të grave, pasi 61 përqind të pjesëmarrësve femra raportuan se nuk mund të arrinin orgazëm pa të.

Profesoresha e seksit, Robin Milhausen, nga Universiteti i Guelph, theksoi rëndësinë e mos nxitimit gjatë aktit seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat