Trendet e reja seksuale të viti 2020 - Bota Sot
Trendet e reja seksuale të viti 2020

Seksi

Trendet e reja seksuale të viti 2020

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 5 maj 2020 Në ora: 07:04

Viti i ri erdhi si uragan dhe është ulur këmbëkryq në jetën tonë duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetës, marrëdhënies, punës, bashkëpunimit. Prandaj nëse pyet se cila do jenë trendet e reja seksuale, lexo me poshtë me vëmendje.

Është koha e dashurisë

Në të ardhmen do të flasim më shumë për seksin, dashurinë, miratimin, emocionet. Dashuria do të rikthehet protagoniste në krevat dhe jashtë saj. Nuk dua të them që do bëjmë dashuri vetëm kur e duam tjetrin deri në vdekje, por që do jemi më të vetëdijshëm, mbi të gjitha për veten.

Është koha e grave

Kënaqësia është grua prandaj është misterioze, e vështirë për t’u kuptuar dhe shpesh herë anashkalohet. Por jo më. Sepse në vitin 2020 gratë janë të vetëdijshme për kompleksitetin e tyre dhe janë të gatshme ta pranojnë. Sipas meje jo rastësisht do të shohim një rritje të blerjeve të produkteve për klitorisin apo autoerotizmin.

Është koha e seksit virtual dhe teknologjik

Pandemia, apokalipsi, realiteti virtual ishin deri para disa muajsh argumenta të një filmi fantashkence, por me sa duket po bëhën pjesë e jetës tonë më shpejtë se sa menduam. Edhe e jetës seksuale. Seksi hi-tech është tashmë pjesë e jetës tonë, sa herë teknologjia përdoret për qëllime kënaqësie. Mendo vetëm sa pajisje kënaqësie përdorin teknologjinë më të sofistikuar dhe do të kuptosh që seksi virtual dhe hi-tech është këtu për të qëndruar dhe do të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat