Pak para martesës e fejuara ka bërë seks me tre meshkuj

Seksi

Pak para martesës e fejuara ka bërë seks me tre meshkuj

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Pas pak ditësh do martohem por e kam zbuluar se e fejuara ime më ka tradhtuar me tre meshkuj në festën e saj të beqarisë.

Mendja ime është në ajër. Ne kemi katër vite që jemi së bashku dhe e dua atë së tepërmi. Unë jam 31 vjeçar ndërsa ajo 27.

Muajin e kaluar ajo shkoi me shoqet e saj për pushim në Lanzarote. Një ditë ajo e harroi tabletin lëshuar. E pash se i kishte gjashtë email pa hapur.

Ne normalisht kemi akces në emailat e njëri tjetrit prandaj mendova se ajo nuk do e vërente nëse do ia kontrolloja , por e kishte të mbyllur me një password që unë nuk e dija.

Pasi provova disa herë, më në fund u kyça në emailat e saj.

Pasi i lexova u shtanga. Ndihesha i sëmurë. Aty kishte mesazhe nga njeriu të cilin e kishte takuar në pushime.

Pasi i lexova mesazhet e kuptova se ajo kishte bërë seks me tre meshkuj gjatë asaj periudhe. Ato kishin ndodhur vetëm një herë por ajo po vazhdonte të mbante kontakte me njërin prej meshkujve.

Emaili tregonte se në bisedën me shoqen e saj, ajo i kishte treguar se ka bërë seks pa mbrojtje dhe në mëngjes u detyrua të përdor pilula kundër shtatzënisë.

Shoqja e saj i kishte kërkuar të mos vazhdonte të fliste me mashkullin që e njohu atje,m ndërsa e fejuara ime ju kishte përgjigjur :“Çfarë ka ndodhur atje, mbetet atje”.

Çdo verë shoqja e saj shkon në pushime pa burrin e saj dhe është duke e motivuar edhe të fejuarën time të shkojë me të, e pastaj i kërkon të merr shumë kondoma me vete.

Unë nuk di çfarë të bëj me të. A duhet t’i them asaj se i kam parë emailat apo të mos flasë fare?

Po më shkatërron fakti se ajo ka bërë seks me meshkuj tjerë kur ne jemi kaq pranë martesës. Ajo dukej krejtësisht normale dhe seksi dukej shumë më i mirë derisa i zbulova këto emaile.

Këshilla e psikologes:

Sigurisht se të han brenda kur e di këtë fakt dhe është krejtësisht e papritshme për ty. Nuk është në rregull të qëndrosh i qetë tërë jetën dhe të mos i tregosh për këtë gjë.

Martesa jote është vetëm 2 javë larg. Tregoji asaj se e di që ka bërë seks dhe që është ende në kontakt me njërin prej tyre.

Pastaj shihe si ajo reagon. Mos e lë që të manipulojë me ty, ajo nuk duhet të mbajë sekret gjëra të tilla.

Nëse mund të të bind se është e penduar për atë që ka ngjarë atëherë qëndro në lidhje mos e prish.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat