Të martuarit tregojnë si është jeta seksuale pas martesës

Seksi

Të martuarit tregojnë si është jeta seksuale pas martesës

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Dëgjojmë shumë shpesh se si çiftet e martuara thonë se pas martesës seksi është më i mërzitshëm dhe se me partnerët kryejnë marrëdhënie shumë më rrallë se dikur.

Por a është e vërtet një gjë e tillë, tre persona kanë treguar për Cosmopolitan përvojat e tyre seksuale, transmeton Indeksonline.

Personi  i parë mashkull i moshës 30 vjeçare: Gruaja ime dhe unë u martuam shumë të rinj. U regjistruam në kolegj bashkë fillimisht derisa ishim në lidhje dhe pasi diplomuam u martuam. Kemi 8 vite të martuar, derisa 15 vite janë bërë që jemi bashkë.

Jeta seksuale ka ndryshuar shumë, por normalisht që nuk bëjmë budallaqet që kemi bërë kur ishim adoleshentë. Mirëpo, nuk do të thotë se pasi u martuam ishte si të dënoheshim me vdekje. Unë tani nuk kam energjinë që kisha dikur për të bërë seks, dhe ndodh që kalon një muaj pa pasur marrëdhënie me gruan. Edhe pse zakonisht bëjmë të paktën një herë në javë apo edhe më shpesh.

Personi i dytë mashkull i moshës 28 vjeçare: akoma nuk janë bërë një vit nga martesa jonë, e përvjetorin e kemi muajin tjetër. Ne njihemi që gjashtë vite. Jeta ime seksuale nuk ka ndryshuar në asnjë mënyrë. Muaj i mjaltit ka qenë vetëm seks, seks, seks. Mendoj se martesa nuk e ndryshon jetën seksuale. Prandaj, shfrytëzojeni rastin për të bërë seks sa më shpesh që mundeni, që mos të pendoheni më vonë.

Personi i tretë një grua e moshës 29 vjeçare: unë jam martuar para tri vitesh, ndonëse me burrin njihemi që një kohë të gjatë. Martesa nuk është diçka magjike. Por mendoj se të gjithë faktorët pas martesës ndikojnë në aktivitetet seksuale. Unë e urrej faktin që disa njerëz bëjnë seks vetëm derisa të vënë unazën dhe pastaj nuk u intereson më kjo punë. Unë e bashkëshorti im bëjmë seks shumë shpesh edhepse jemi bashkë shumë moti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat