Ja çfarë kuptimi kanë ëndrrat duke bërë seks

Seksi

Ja çfarë kuptimi kanë ëndrrat duke bërë seks

Nga: E.B Më: 21 korrik 2020 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Një psikolog ka anlizuar ëndrrat që askush nuk i tregon, ëndrrat për seks.

Psikologia dhe ekspertja e ëndërrave, Dr. Keith M. T. Hearne, ka thënë që është e nevojshme të analizohen ëndrrat, sepse zakonisht kanë një mesazh, dhe ka shpjeguar kuptimin e ëndërrave më të zakonshme të seksit, shkruan "Daily Mail".

Seks në ëndërr:

Ne ëndërrojmë rreth dy orë çdo natë, dhe shumica janë për gjëra të zakonshme.

Sigurisht, shumë ëndrra seksi reflektojnë thjesht një dëshirë për kënaqësi seksuale, por ndonjëherë ato janë kaq të palogjikshme, ku ju me të vërtetë mund të mos pëlqeni personin (nga jeta reale) me të cilin po bëni dashuri në ëndërr.

Ky faktor, tregon se ëndrra nuk ka të bëjë me atë që duket, transmeton "Bota Sot".

Ëndrrat duke bërë seks me ish të dashurin:

Në një marrëdhënie një lloj sjelljeje seksuale me varësi, ndërtohet me kalimin e kohës. Në fakt, është një aktivitet i fuqishëm që promovon afërsinë emocionale dhe psikologjike.

Nëse marrëdhënia dështon, ato tipare të tërheqjes fillestare seksuale nuk mund të hidhen lehtësisht, dhe ëndrrat mund të na regresojnë në kohërat e hershme.

Pra, nuk është e pazakontë që njerëzit ta përjetojnë këtë ëndërr për një kohë pas një lidhjeje, veçanërisht nëse ka zhgënjim seksual.

Ëndërr duke bërë seks me gjini të njëjtë:

Orientimi seksual është më i hapur për diskutim këto kohë, kështu që në disa raste këto ëndrra mund të jenë zhvillime të atyre mendimeve të vetëdijshme.

Por në ëndrra ka kaq shpesh një nivel më të thellë për t'u marrë parasysh. Personi tjetër i të njëjtit gjini në të vërtetë mund të jetë përfaqësues për ju, ëndërrimtar.

Duke bërë seks me kolegë:

Kjo nuk do të thotë që kolegu ju tërheqë,këto ëndrra tregojnë që ky person ka atribute të mëdha në punë që do të donit ti kishit edhe ju.

I mbyllur në tualet apo në ashensorë:

Kjo tregon ndjenjën tuaj që jeni ngecur në atë punë, dhe nuk keni mundësi të ecni përpara. Nëse kjo vazhdon ju keni nevojë që të ndryshoni disa gjëra në karrierën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat