Ca hile të vogla që seksi i pushimeve të jetë i PAPARË!

Seksi

Ca hile të vogla që seksi i pushimeve të jetë i PAPARË!

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:43
Ilustrim

Kur ka një kohë më të mirë për të bërë seks të paharrueshëm veç pushimeve?

Lëkura e nxirë që shkëlqen, këmbët që duken më bukur se kurrë, hëna e plotë, yjet, ti dhe ai më në fund pa maska dhe ja, kimia që menduat se kishit humbur u kthye papritur.

Por çfarë e bën “seksin e pushimeve” të paparë?!

Seksi i pushimeve është shumë më seksi se ai i zakonshmi për faktin e thjeshtë se rutina dashur pa dashur ju ka mbytur. Aty, ju i harroni përgjegjësitë prej të rriturit dhe alteregoja juaj shfrenohet…

Ato ditë, jo vetëm që do të ndiheni më të relaksuar dhe më të lidhur me trupin tuaj, gjë e cila tregon  se jeni gati për eksperienca të reja seksuale.

Gjithsesi, meqë pak muaj na ndajnë nga seksi i pushimeve, hidhini një sy këshillave më poshtë.

1. Çliroje veten.

Është e thjeshtë të shkëputesh nga trupi yt gjatë seksit me të dashurin, aq më tepër kur në mendje të vijnë një million mendime. Por mos harroni që pushimet e seksit nuk i përjetoni çdo ditë, kështu që shfrytëzoni çdo moment para se të pendoheni.

2. Mos mbaj shënim sa herë bëni seks!

Sido që të jetë, mos harroni që jeni me pushime, jo në garë seksi.  Përveç seksit të paparë, bëni çdo eksperiencë tjetër bashkë. Merreni ditën si t’ju vijë dhe përpiquni ta njihni më mirë njëri tjetrin.

3. Provo pozicione të reja!

Pushimet e seksit s’kanë limit kështu që çlironi çdo fantazi që keni në tru!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat