Rrëfehet burri: Dashnorja ime që e kam kolege të punës më la dhe unë do t'i tregoj bashkëshortit të saj gjithçka

Seksi

Rrëfehet burri: Dashnorja ime që e kam kolege të punës më la dhe unë do t'i tregoj bashkëshortit të saj gjithçka

Nga: E.B Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një burrë I martuar ka rrëfyer historinë e tij, duke treguar aferën e tij me një kolege të punës, e cila ishte poashtu e martuar.

Ai ka thënë se ka kaluar kohë shumë të mira me atë grua, dhe se është dashuruar me të, transmeton “Bota Sot”.

Por, ai tani ka një problem, sepse ajo është kthyer tek bashkëshorti i saj, dhe dëshiron t’i tregojë bashkëshortit të saj për aferën që kan pasur.

Rrëfimi i burrit të martuar:

Kur e dashura ime e martuar zëvendësoi unazën e saj të martesës me një unazë të përjetësisë që i dhashë, mendova se do të thoshte që ajo më donte. Por tani ajo më ka thyer zemrën.

Unë jam 38 vjeç dhe jam martuar për dhjetë vjet. Kam dy vajza. E dua gruan time por nuk kemi pasur asnjë lidhje fizike prej që ka lindur fëmija jonë, katër vjet më parë.

E dashura ime  ka punuar si menaxhere e re e degës në kompanin ku unë jam menaxher. Ajo është 40 vjeç dhe e martuar, dhe ka një djalë.

Herën e parë kur fantazova për seks me të ishte dita kur e intervistova për punë.

Ne kemi punuar shumë bashkë.  

Ajo tha që burri i saj nuk punon dhe është abuziv, dhe se ajo mban familjen. Unë e konsideroja atë si një shoqe dhe e ndihmoja atë ndonjëherë financiarisht.

Ne e filluam aferën tonë dy vjet më parë. Në fillim ishte thjesht një filtrim përmes telefonit, por shumë shpejt filluam të bëjmë seks. Nuk kisha bërë seks në kaq kohë.

Ne biseduam për një të ardhme së bashku, por unë i thashë asaj se do t'i jepja fund lidhjes sonë nëse ajo bënte seks me burrin e saj. Ajo mohoi çdo intimitet me të.

Ne filluam të bëjmë seks të rregullt në zyrën time, kur stafi tjetër kishte shkuar.

Në Ditën e Shën Valentinit unë i dhashë asaj një unazë të përjetësisë, unë me të vërtetë fillova të dashurohesha me të.

Gjithçka filloi të ndryshojë kur filloj virusi.

Për herë të fundit, në bëmë seks fantastik në zyrën time, dhe pastaj duhej të punonim nga shtëpia.

 Ajo pastaj ndaloi të më kontaktonte , kështu që unë i shkruaja asaj.

Ajo tha se ka filluar të bënte seks me burrin e saj dhe se I pëlqente seksi me të.

Gjithashtu më tha se burri i saj pothuajse i kishte parë mesazhet e mia për të, kështu që afera jonë mbaroi.

Jam shkatërruar. Jam përpjekur të filloj përsëri marrëdhënie seksuale me gruan time, por zemra ime nuk e do më atë, vazhdoj të mendoj për dashnorën time.

Ndonjëherë mendoj se duhet t'i tregoj burrit të saj se çfarë ka ndodhur.

Përgjigjia e psikologes:

Kjo do të ishte e mbrapshtë. Do të sillte probleme, por nuk do të ndryshonte asgjë.

Ju futët në këtë aferë si një burrë i rritur, me sytë hapur. E dinit që kolegia juaj ishte e martuar, pasi jeni vetë.

Ju ende keni ndjenja për gruan tuaj, kështu që thuajini asaj se jeni të vetëdijshëm se marrëdhënia juaj ka humbur shkëlqimin e saj, por ju jeni të vendosur të rregulloni mardhëniet tuaja.

Shpjegoni se ju mungon intimiteti dhe pyesni atë pse ajo nuk dëshiron më seks.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat