“Seksi i zjarrtë me gruan e shokut i kaloi limitet, më ndodhi e papritura”

Seksi

“Seksi i zjarrtë me gruan e shokut i kaloi limitet, më ndodhi e papritura”

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 17:28
Ilustrim

Një djalë ka vendosur të rrëfejë historinë e tij për psikologen e “The Sun”. 27-vjeçari ka rrëfyer se si përfundoi në shtrat me gruan e shokut të ngushtë dhe se si vijuan e u komplikuan gjërat pas kësaj.

Letra e djalit

“Jam 27-vjeç dhe po ashtu edhe shoku im më i mirë me të cilin jam rritur. Para pak kohësh ai u martua dhe u nis për muajin e mjaltit. Pasi u kthye më kërkoi ndihmë për të sistemuar shtëpinë e tyre të re.

Sigurisht që nuk e mendova dy herë dhe shkova. Gjatë kohës që po bënim rregullimet të tre, e ndjeva në ajër që mes meje dhe gruas së tij kishte një kimi të fortë. Dhe këtë e vërtetova pak çaste më vonë kur mu pengua këmba në bojë dhe u rrëzova para saj. Ajo u afrua dhe më ndihmoi të ngrihesha dhe unë e putha në faqe.

Kaq u desh.

Pritëm sa shoku im të largohej për disa orë në punë dhe sapo iku, e rrëmbeva në krahë dhe nisa ta puthja. Më pas shkuam në shtratin e tyre martesorë dhe bëmë seks të çmendur. Kështu vazhduam edhe për një javë deri sa mbaruam rregullimin e shtëpisë.

Tani më ka rënë në kokë për të, e dija që ajo ishte simpatike por nuk e kisha imagjinuar se ishte kaq seksi. Nuk di se si të veproj, nga njëra anë dua që tani ta marrë dhe të jetojë me të, nga ana tjetër mendoj se sa shumë do ta lëndoj shokun tim.

Më jep një këshillë sepse po çmendem”.

Përgjigjja e psikologes

“Ky veprim dhe kjo lidhje janë një tradhti e shëmtuar nga të dy ju. Por nëse do që të mos e lëndosh shokun tënd, atëherë shkëputu prej gruas së tij, rri disa muaj pa e takuar dhe pa komunikuar me të.

Nëse ky pasion shuhet atëherë shpëtove, por nëse vazhdon sërish të ndjesh për të, do të duhet të bisedosh me shokun tënd dhe t’i rrëfesh se çfarë ka ndodhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat