E dashura ime i kishte dërguar dikujt foto lakuriq në telefon/ Çfarë duhet të bëj?

Seksi

E dashura ime i kishte dërguar dikujt foto lakuriq në telefon/ Çfarë duhet të bëj?

Nga: D.B. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 13:39
Foto Ilustrim

Në rubrikën Deidre të “The Sun”, ku njerëzit i shpërndajnë përvojat dhe historitë e tyre të ndryshme për të marrë këshilla nga Deidre, një njeri e ka treguar një histori interesante për të dashurën e tij.

E dashura Deidre:

“Kam një problem të madh dhe nuk di nga tia fillojë. Një mëngjes tek sa e dashura ime, shkoi për ti përgatit kafet, unë ia morra telefonin e saj. Dhe çfarë të shihja?

Isha tmerruar kur i kam parë fotot gjysmë-lakuriqe të saj në WhatsApp. Ne jemi bashkë që 2 vite dhe e kemi një vajzë 6 muajshe. E dashura ime është 27 vjeçare ndërsa unë jam 29 vjeçar. Ne nuk mund të jetojmë bashkë sepse pastaj ndryshohen përfitimet e saja. Unë jetoj i vetëm në banesë.

Ajo e kishte thyer celularin e saj, dhe pasi që në kontratë ishte emri im, unë kam thënë që do e ndreq.

Unë e kam ndrequr telefonin, dhe i kam kthyer të gjitha fotografitë që i ka pasur ajo, por jam tmerruar kur i kam parë fotografitë gjysmë-lakuriqe që ajo ia kishte dërguar dikujt. Unë e kam pyetur kujt ia kishte dërguar.

Ajo më ishte përgjigjur: “Nuk di çfarë të them, më fal”.

Ajo kishte thënë se ishte ndjerë e vetmuar pasi që unë nuk i ndihmojë shumë me fëmijën tonë. Ajo gjithashtu ka thënë se e ka fshirë numrin e personit që ia kishte dërguar fotografitë.Unë nuk dua që dashuria jonë të përfundoj këtu, mirëpo nuk e di çfarë të bëjë sepse jam duke u ndjerë shumë keq.

Përgjigja e Deidres:

Të gjithë njerëzit gabojnë nganjëherë. Ju duhet t’ia falni asaj nëse vërtetë e dëshironi dhe nëse nuk doni ta humbni.

Mendoj se e dashura e juaj, është ndjerë sikurse nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga ju, dhe është kthyer nga dikush tjetër për vëmendje – shkak i kësaj mund të jetë edhe jetesa ndaras.

Ndër tjerash të sugjeroj që ju ti bëni disa ndryshime në jetën tiaj, dhe të bëni çmos që të jetoni bashkë. Besoj se afërsia e juaj, do tju lidh më shumë juve si çift, dhe do ta bëj lidhjen të funksionojë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat