Më duket se kam rënë në dashuri me vajzën që bëj seks të çmendur/ Por çfarë ti them të dashurës sime?

Seksi

Më duket se kam rënë në dashuri me vajzën që bëj seks të çmendur/ Por çfarë ti them të dashurës sime?

Nga: D.B. Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:11
Foto Ilustrim

Një djalë i ri ka filluar të ndjejë për një vajzë që sapo e ka njohur, ndërkohë që vazhdon ta dojë të dashurën që ka prej 3 vitesh.

Ai ka kërkuar ndihmë nga psikologia e “The Sun” së cilës i ka rrëfyer historinë me detaje, transmeton “ Bota sot”.

E dashura Deidre:

Unë jam një djalë 21 vjeç, i lidhur prej 3 vitesh dhe e dua shumë të dashurën time. Por prej pak kohësh kam filluar ta tradhtoj atë dhe madje të kem ndjenja për vajzën tjetër. Ajo tjetra është 22 vjeç dhe kur e kam takuar rastësisht ishte vërtetë si një magnetizim. Pasi shkëmbyem numrat ajo më mori në telefon dhe u takuam sërish dhe aty nisëm të kishim më tepër lidhje intime edhe pse i thashë që jam i lidhur.

Tani prej disa javësh jam i lidhur edhe me atë dhe bëjmë seks të paparë e të çmendur, por ndërkohë më vjen shumë keq ta lëndoj të dashurën time.

Javën që vjen kemi planifikuar të shkojmë me pushime me të dashurën time por më duket sikur do të më marrë malli për vajzën tjetër, nuk di çfarë të bëj”.

Përgjigjja e Deidres:

“Nuk ka asgjë të keqe nëse ke filluar të kesh ndjenja për një person tjetër por gabimi është se ti e ke tradhtuar të dashurën tënde dhe nuk je treguar korrekt me të.

Mirë është që të qartësohesh me veten tënde, të kuptosh çfarë do vërtetë dhe nëse vajza e re që ke njohur është ajo çfarë do, atëherë fol me të dashurën dhe mbylle lidhjen me të sepse kështu e lëndon më pak”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat