Nga kryerja e marrëdhënieve seksuale online tek pornografia në internet gjatë izolimit, a mundet që të zëvëndësohet seksi real? Sa rrezikohet e ardhmja e tij - Bota Sot
Nga kryerja e marrëdhënieve seksuale online tek pornografia në internet gjatë izolimit, a mundet që të zëvëndësohet seksi real? Sa rrezikohet e ardhmja e tij

Seksi

Nga kryerja e marrëdhënieve seksuale online tek pornografia në internet gjatë izolimit, a mundet që të zëvëndësohet seksi real? Sa rrezikohet e ardhmja e tij

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 06:53
Ilustrim

Frika për përhpjen e koronavirusit ka vendosur kufij distancorë midis njerëzve që nuk i kishim imagjinuar ndonjëherë.

Shumë njerëz mund ta kalojnë periudhën e koronaviurist pa kryer marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë.

Por kontakti dhe lidhja njerëzore është e rëndësishme për njerëzimin ndaj raportohet se izolimi dhe moskryerja e marrëdhënieve seksuale mund të ketë pasoja të rëndësisme në mirëqenien e beqarëve ose atyre që janë larg partnerëve.

Shumë njerëz i janë drejtuar teknologjike ixhutale për të gjetur kënaqësi seksuale dhe për të kontaktuar me njerëz gjatë periudhave të izolimit social.

Por çfarë na tregon një studim i fundit në lidhje me aftësinë që teknologjitë kanë për të plotësuar nevojat e njerëzve për seks, prekje dhe intimitet?

Të bësh seks vetëm

Seksi vetëm është një zgjidhje kur ke mungesë të kontaktit seksual dhe i mirë nëse bëhet brenda udhëzimeve shëndetësore. Njerëzit po përdorin teknologjinë për ta përmirësuar këtë.

Raportohet se trafiku në ëebiste-n e pornografisë Pornhub është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë krizës së COVID-19 dhe ka pasur rritje të konsiderueshme të shitjes së lodrave seksuale.

Ndërkohë fantazia erotike ka gjetur një bazë të re duke u fokusuar në temat e izolimit dhe karantinës.

Sidoqoftë, jo të gjithë kanë aftësi fizike për të kënaqur veten dhe seksi ka të bëjë edhe me intimitetin, lidhjen njerëzore dhe prekjen. A e lejon ambienti online këtë gjë?

Seksi online

Njerëzit kanë kërkuar seks online për vite me rradhë. Dhe COVID-19 po e përshpejton këtë trend duke nxitur përdorimin e shtuar të aplikacioneve për takime, për biseda, flirtime në internet dhe dërgimin e fotografive apo videove intime.

Hulumtimet tregojnë se flirtimi online mund rrisë kreativitetin seksual dhe fantazinë, të ndihmojë në kënaqësinë dhe marrëdhëniet seksuale në jetën reale dhe, për disa, të rrisë besimin në vetvete.

Studimi ka treguar seksi online në këtë mënyrë mund të përmirësojnë jerën seksuale të njerëzve duke bërë të mundur eksplorimin e dëshirave dhe fantazive seksuale, që kur janë në jetën reale nuk ndihen komod për ti bërë.

Së bashku me potencialin për kënaqësi seksuale më të zgjedhurar, një studim i kohëve të fundit nga Instituti Kinsey tregoi se njerëzit që përdorin teknologji për dërgimin e videove dhe fotove intime ose për seks nëpërmjet kamerave fitojnë lidhje emocionale me njëri-tjetrin, si dhe kënaqësi seksuale nga ky kontakt.

Kjo përfshinte njerëz që kishin akses në shërbimet profesionale të seksit në Ëebcam, si dhe ata që bëjnë seks online me të dashurin apo personin që kanë takuar në internet.

Po në lidhje me prekjen?

Simulimi i prekjes njerëzore është më kompleks. Pajisjet teledildonike, të cilat janë lodra seksi të lidhura me internetin, u mundësojnë njerëzve të kontrollojnë vibratorin e partnerit të tyre duke përdorur një aplikacion në celular.

COVID-19 ka gjeneruar një rritje të kërkesës për këto pajisje. Megjithatë studimi është i kufizuar përsa i përket masës që rrisin ndjenjën e njerëzve për lidhje ose kënaqësi seksuale.

Teknologjitë gjithashtu po evoluon, ku ndjesia e prekjes përputhet me stimuj vizuale për të ngjallur një sens më realist të prekjes.

A ka rreziqe?

Seksi në internet sjell rreziqe së bashku me përfitimet. Shkëmbimi i imazheve ose videove erotike mbart rrezikun e ekspozimit të padëshiruar.

Javët e fundit, ne kemi dëgjuar gjithashtu për “Zoom-bomba”, ku njerëzit janë hakuar gjatë takimeve të tyre online në Zoom.

Ky është një rrezik i qartë për ata që përdorin platformat e chatit për seks, pasi mund të hakërohen të dhënat e përdoruesve si edhe të monitorohen përdoruesit e teledildonic nga kompanitë që i prodhojnë.

Dy prej këtyre kompanive janë paditur kohët e fundit për vjedhjen e të dhënave intime të përdoryesve, përfshirë temperaturën e trupit dhe frekuencën e dridhjeve gjatë përdorimit të pajisjes.

Ndërsa distanca sociale vazhdon, ekzistojnë edhe shqetësime për rritjen praktikës së tërheqjes së njerëzve në marrëdhënie të rreme në internet për mashtrime financiare.

A është intimiteti në internet i njëjtë me të qenurit bashkë?

Kjo është një pyetje e ngritur në studimet për seksin nëse interneti mundëson ndjenjën e lidhjes njerëzore ashtu si e mundëson prania fizike.

Të qenit fizikisht afër dikujt lejon praktika intime që përfshijnë prekje dhe akte të kujdesit të përditshëm.

Ndërsa komunikimi në internet krijon një formë intimiteti më pak autentike ose i inkurajon njerëzit të paraqesin versione false të vetvetes.

Besimi gjithashtu mund të jetë i vështirë për t’u ndërtuar në internet për shkak të shenjave vizive komplekse ose të kufizuara.

Por studime të tjera tregojnë se bota në internet lehtëson komunikin mes njerëzve pasi ata  mund të flasin më lirshëm sesa kur janë ballë për ballë.

E ardhmja e seksit?

COVID-19 mund të jetë një pikë kthese në përdorimin dhe qëndrimet ndaj seksit dhe intimitetit të ndërmjetësuar teknologjikisht.

Është shumë shpejt për ta ditur këtë, por tani për tani teknologjia dixhitale nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme për lidhjet seksuale dhe intime mes njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat