"Isha e dehur dhe përfundova në shtratin e kolegut, por tani ai më kërcënon se..."

Seksi

"Isha e dehur dhe përfundova në shtratin e kolegut, por tani ai më kërcënon se..."

Nga: Bota sot Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:08
Ilustrim

E dashura psikologe, unë kam pasur një flirtim me një koleg të ri, por tani ai më kërcënon se do t'i tregoj burrit tim.

Unë jam 46 vjeqare dhe burri im është 48 vjeqar, Ne jemi martuar që 22 vite. Ai është i dashur, i sjellshëm dhe ne shkojmë mirë. Kemi dy vajza të moshës 19 dhe 17 vjet.

Ky djali i ri që ka ardhur në punën time dy vjet më parë dhe ne jemi bërë shokë, është 35 vjeqar.

Ai u bashkua me grupin tjetër të punës, ku shumica janë femra. Ai është argëtues dhe përshtatet mirë.

Ne u afruam shumë e më shumë dhe një natë pasi kishim pirë pak unë përfundova në shtëpinë e tij për një pije.

Gjëja që e di është se ai më kishte puthur mua dhe unë më pas atë dhe ne kishim përfunduar duke bërë seks në divanin e tij.

Ne kishim një aferë që zgjati gjashtë muaj dhe tani jam penduar shumë. Është sikur janë shndërruar në një person tjetër dhe nuk mund ta besoj se e bëra atë. I thashë atij se kjo duhet të mbaronte dhe kjo ishte një gjë e tmerrshme për ne.

I dashuri im më thotë se më kupton dhe se ai nuk dëshiron të prish një martesë.

Ai tan dëshiron që të jemi miq përsëri por ai bëhet i ashpër kur i them që kjo nuk funksionon.

Ai thotë se unë nuk humbas asgjë, përderisa unë kam bashkëshortin dhe familjen, por ai është i vetëm.

Ai dëshiron t'i tregoj burrit tim dhe kolegëve tanë. Ai thotë se po vuan, ndërsa unë jo, por edhe unë po vuaj poashtu.

Unë nuk mund të fle pasi jam e shqetësuar. Është kaq stresuese në punë.

Nëse unë nuk flas me të ose ai mendon që po e injoroj, ai fillon të më kërcënoj se do t'i tregoj të gjithëve për ne.

Psikologia përgjigjet: Përveq nëse ky djalë nuk është totalisht joracional, ai e di që nuk do të fitojë asgjë.

Qëndroni e qetë dhe tregoni ish të dashurit tuaj se ai ka qenë i veqantë për ju dhe afera juaj me të ka pas domëthënie për ju derisa të zbutni krenarinë e tij, por binduni se gjithqka ka përfunduar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat