Pasioni nuk ulet nga prezervativi

Seksi

Pasioni nuk ulet nga prezervativi

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 21:59
Ilustrim

Një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Indianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një rezultat interesant, i cili bie në kundërshtim me ato që jemi mësuar të dëgjojmë për prezervativin, se ai e ul dëshirën për marëdhënie intime në çift.

Konkretisht, studimi i lartpërmendur, pohon faktin se edhe pse shumica e njerëzve e konsideron prezervativin si një armik të pasionit, shumë të tjerëve, ai u fal ndjesinë e  rehatisë dhe sigurisë, gjëra këto që i bëjnë ata të  bëjnë dashuri të sigurt e më të kënaqshëm.

“Meshkujt kryesisht, ndjehen më rehat, nëse ata përdorin një prezervativ, duke krijuar gjithsesi  një rehati më të madhe për të dy partnerët”, pohon Devon Hensel, kërkues i këtij studimi.

Gjithsesi, mbetet fakt se shumë njerëz janë të gatshëm të betohen për të kundërtën dhe se, pavarësisht nga kjo, prezervativi është ende një masë paraprake e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat