Si mendojnë femrat dhe meshkujt për seksin !!?

Seksi

Si mendojnë femrat dhe meshkujt për seksin !!?

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 06:28
Ilustrim

Femrat kërkojnë lidhje emocionale për të kryer marrdhënie seksuale…

Në mënyrë tipike, femrat duan ” të ndjejnë atë sigurinë e të qënit e dëshiruar dhe e dashur, në mënyrë që të kryejnë marrdhënie seksuale”- . Që në një moshë fare të re, femrat mësohen se seksi i përket një marrdhënie dashurore, dhe seks pa angazhim emocional është kundër cdo gjëjë. Në një farë mënyrë, femrat mësohen se në fillim vjen dashuria e më pas seksi. Gjeni princin e kaltër dhe jetoni të lumtur përgjithmonë. Kjo përrallë nuk qarkullon fare në mëndjen e meshkujve, kështuqë për to seksi nuk është i mbushur me pritshmëri.

Meshkujt krijojnë lidhje emocionale nga seksi

Në përgjithësi meshkujt dëshirojnë të kryejnë marrdhënie seksuale, për të arritur afrimitet emocional. Meshkujt nuk janë mësuar me idenë se seksi ndodh në një histori dashurie, që do të thotë nuk ka përse të lindë më përpara afrimiteti emocional. Është themelore: Në fillim e pushton atë, dhe më pas dëshiron që ta mbrojë.

Femrat duan të flasin pas një zënke

Ti po qan. Po bërtet. Femrat kanë nevojë ta zgjidhin konfliktin tërësisht, përpara se të vazhdojë dhe të kryejnë marrdhënie. Duan të ndjejnë që konflikti në këtë lidhje është minimal dhe i menaxhueshëm.

Pas një zënke, femrat kërkojnë siguri që mashkulli nuk do ta braktisë. Kur ndjehet e sigurt duke biseduar dhe përkëdhelet, atëherë është e hapur ndaj seksit të ngadaltë, pasionant dhe përkujdesës. Celësi magjik ndodhet tek fjala” Butësi”

Meshkujt duan të kryejnë marrdhënie seksuale pas një zënke

Kjo është ajo cfarë njihet si sindroma e Tarzanit. Shumë thejshtë : Pas një zënke meshkujt eksitohen më shumë dhe duan ta pushtojnë femrën e tyre , duke kryer me të marrdhënie seksuale.

Femrat fantazojnë për partnerët e tyre

Në vënd që të fantazojnë për meshkuj të ndryshëm, femrat përlqejnë të fantazojnë për role të ndryshme me partnerët e tyre- në vecanti ato role të cilat janë sikur rrëmbehen me zor dhe duhet të nënshtrohen.

Fantazitë e nënshtrimit që përfshijnë disiplinë. Femrat e dëshirojnë më shumë se cdo gjë stabilitetin e një marrdhënie. Dhe të qënurit nën kontroll është një formë e cuditshme e saj- ka të bëjë me të besuarit mjaftueshëm, për të pranuar për të hequr dorë fuqia në shtrat.

Meshkujt fantazojnë për partnere të ndryshme

Fantazitë e dominancës, të shikojnë dy femra në skenare seksuale, ose të shkojnë me dy femra, janë pjesët kryesore në fantazitë e meshkujve. Meshkujve u pëlqejnë femrat e papërmbajtshme dhe që sjellin risi- kjo është arsyeja pse ata pëlqejnë klubet e striptizmit dhe porno. Sipas një psikologu, meshkujt kanë dëshirë të kryejnë marrdhënie me femrën që dashurojnë, por ndonjëhere u pëlqen ndonjë vajzë e keqe ose dhe dy.

Femrat adhurojnë romancën

Seksualiteti i femrave ndikohet nga mjedisi dhe të ndjerit e dashur dhe e vlerësuar. Kështuqë kur një mashkull demontron ngrohtësi, si një moment surprizë ndaj saj , mos u habisni nëse befas ngrihet humori. Seksualiteti i femrave është më fleksibël sesa ai i meshkujve. Kjo është arsyeja pse dëshira tek femrat nuk ngrihet në momente specifike gjatë ditës. Por, një femër mund të ndizet kur kalon mirë me partnerin, kurdo qoftë natë apo ditë.

Meshkujt ia dalin me hormonet e tyre

Meshkujt janë më pak të komplikuar kur vjen puna tek gjallërimi i dëshirës së tyre. Meshkujt janë më shumë të disponuar për marrdhënie seksual,e herët në mëngjes, pasi niveli i testosteronit është në nivelet më të larta në këtë kohë.

Femrat mendojnë disa herë për seksin

Mesatarisht, femrat mendojnë 10 herë në ditë për seksin dhe për ushqimin 15 herë. Kështuqë mëndja e një femre është më shumë e përqëndruar se cfarë do të bëjë për darkë, sesa cfarë do të bëjë me partnerin. Pse femrat mendojnë më shumë për ushqimin sesa për seksin? Mos harroni cfarë thamë më sipër për ndjenjat e femrave që duhen ndezur. Sigurisht fotografia e një mashkulli nudo, nuk e ndez kollaj një femër. Femrat më shume ndizen nga fotografia e një mashkulli të bukur, që i mban dorën një vajze dhe mbështet kokën e saj në shpatullat e tij.

Meshkujt mendojnë më shumë për seksin

Meshkujt mendojnë për seksin mesatarisht 19 herë në një ditë, sipas një studimi të universitetit të Indiana. Arsyeja për këtë? Meshkujt biologjikisht janë të programuar për të dëshiruar seksin bazuar në shqisat e tyre, dhe sidomos në atë të shikimit. Për këtë arsye, meshkujt shpesh stimulohen nga femrat e bukura, parfume, veshje, manikyri, flokët e gjatë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat