Si ndryshon jeta seksuale e një çifti përgjatë lidhjes…

Seksi

Si ndryshon jeta seksuale e një çifti përgjatë lidhjes…

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:48
Ilustrim

Gjashtë muajt e parë të lidhjes mund të cilësohen si periudhë ku çifti mësohet me jetën seksuale, tregon studimi i ri, pasi që merr pak kohë për të mësuar se çfarë i pëlqen partnerit të ri.

Gjashtë muajt tjerë të lidhjes janë muajt më kryesorë seksual të lidhjes dhe çiftet në këtë studim kishin raportuar për kënaqësi më të lartë me jetën e tyre seksuale gjatë kësaj kohe, transmeton Telegrafi.

Por, pas një viti, kënaqësia seksuale fillon të zvogëlohet.

Rezultatet e këtij studimi ishin të njëjta si për çiftet e martuara, njashtu edhe për ato të pamartuara. Siç ishte pritur, njerëzit që kishin raportuar për kualitet të lartë të lidhjes, gjithashtu kishin raportuar edhe për nivele të larta të kënaqësisë seksuale.

Hulumtuesit nuk kishin zbuluar ndonjë dallim mes kënaqësisë së meshkujve dhe femrave. Çdo njeri duket se e arrin majën e kënaqësisë afër gjashtë muajve të lidhjes.

Sidoqoftë, është e pamundur të dihet nëse jetët seksuale të çifteve do të përmirësohen prapë pas tri viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat