Gjithçka që duhet të dini për përdorimin e gjuhës gjatë seksit!

Seksi

Gjithçka që duhet të dini për përdorimin e gjuhës gjatë seksit!

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:59
Ilustrim

Gjuha është një nga muskujt më të fortë në trup. Jo vetëm që mund të përkulet, të përdridhet, të lëpijë, ndoshta kthehet në atë formën e çuditshme që të gjithë e bënim në shkollën e mesme, por ajo funksionon fjalë për fjalë për t'ju ndihmuar të hani, të gëlltisni dhe të flisni.

Me fjalë të tjera, është shumë e rëndësishme. Por ky është vetëm përkufizimi i librit shkollor, miqtë e mi. Gjëja që nuk jua mësoi mësuesi i anatomisë në klasën e gjashtë për gjuhën tuaj është se, ajo është pasuria më e madhe për jetën seksuale. Më lejoni të shpjegohem!

Për fillestarët, gjuha është shumë funksionale. Ju e përdorni për të puthur, për seks oral, për biseda të pista, etj.

Pse është e rëndësishme ta përfshini gjuhën në jetën tuaj seksuale?

Një arsye është sepse sipërfaqja e gjuhës është e strukturuar, një mënyrë më e mirë për të thënë që jep disa fërkime të këndshme, të ndryshme nga ato që duarve, buzëve ose pjesëve të tjera të trupit. Mendoni për të sikur është një lodër seksi, vetëm se me teksturë më të lëmuar. Gjithashtu është vetëlubrifikuese, kështu që krijon një rrëshqitje të lehtë, të qetë në zona delikate ose të ndjeshme të trupit.

Cilat zona të trupit janë më të mira për të eksploruar me gjuhë?

Çdo pjesë e trupit mund të eksplorohet me gjuhë, por gjithmonë komunikoni me partnerin para se të filloni nga puna. Filloni duke diskutuar se në cilat zona erogjene dëshiron që partneri juaj të përqendrohet. Dhe gjithashtu vendosni kufij për sa i përket zonave të ndalimit.Rregulli i përgjithshëm sipas seksologëve: Niseni nga lart dhe shkoni poshtë. Pra, buzët, goja, qafa, veshët, kurrizi dhe barku, gjoksi, thithkat, pjesa e bikinit, anusi dhe zonat gjenitale.

Sa i përket mënyrave si mund ta përdorni gjuhën për të marrë kënaqësi seksologët sugjerojnë:

Thithja e gishtave
Lëpirja e pjesës së jashtme të buzëve me majën e gjuhës
Pëshpëritni dëshirat e çuditshme në veshin e partnerit
Përdorimi i gjuhës si sinjal thirrjeje, p.sh: "Eja këtu!”
Shikoni vithet
Bjeruni lehtë me shuplakë pjesëve të ndryshme të trupit
Përdorimi i gjuhës për depërtim
Lëpirje ose gudulisje të buzëve të vulvës ose perineumit
Puthja me gjuhë e partneres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat