Masazhet ‘yoni’: Rruga drejt orgazmës së shumëfishtë!

Seksi

Masazhet ‘yoni’: Rruga drejt orgazmës së shumëfishtë!

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Filimisht, ç’është yoni?

Fjala "yoni" do të thotë "vaginë" në sanskritisht, e cila është një gjuhë klasike në Azinë Jugore. Pra, një masazh yoni është në thelb një masazh për vaginën, por jo vetëm. Është edhe një "praktikë tantrike e përdorur për të rritur kreativitetin në chakr-ën sakrale, chakra që përfaqëson energjinë që rrit kënaqësinë, si dhe ndjeshmërinë në vaginë dhe vulvë, thotë spiritualistja Darlene Johnson. Mund të bëhet vetë ose me ndihmën e një partneri të cilit i besoni.

Johnson shton se ndërsa një masazh me yoni mund të përfundojë me një orgazmë, nuk është qëllimi i vetëm prapa praktikës: Yoni shihet si një hapësirë e shenjtë ose një portal hyjnor. Qëllimi pas masazhit nuk është një orgazmë, por të lidheni me kënaqësinë tuaj seksuale. Ka të bëjë me vetë-eksplorimin, dashurinë për veten dhe lirinë.

Megjithatë, edhe pse nuk është qëllimi kryesor, mundësia për orgazmë, disa herë madje, ekziston.

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani në mend se një masazh yoni nuk ka të bëjë vetëm me masazhimin e vaginës dhe vulvës. Ju punoni përmes disa ushtrimeve të frymëmarrjes njëkohësisht për t'u përqëndruar vërtet dhe për të kontaktuar me trupin tuaj. Në fakt, masazhet yoni mund të përdoren gjithashtu për të liruar kujtimet dhe energjitë e mbajtura në inde.

1. Filloni me prekjen jo-gjenitale. Filloni me masazhimin e barkut, gjoksit dhe thithkave në mënyrë që të lejoni që trupi të ngrohet ngadalë. Përdorni patjetër pak vaj ose kremra për të rritur ndjesinë.

2. Ngadalë filloni të masazhoni kofshët, pastaj lëvizni drejt zonës së brendshme të kofshëve, pastaj drejt labias së jashtme dhe të brendshme. Pas një stimulimi, duhet të vini re që labia bëhet më e plotë dhe më e ndjeshme.

3. Filloni të prekni klitorin me lëvizje rrethore.

4. Pastaj lëvizni ngadalë drejt stimulimit të brendshëm.

5. Nëse bëni stimulim të brendshëm, rrethoni dhe masazhoni hapjen vaginale.

6. Së fundi, nëse orgazma është qëllimi përfundimtar (megjithëse nuk duhet të jetë), vendosni gishtin në pikat tuaja të brendshme ose të jashtme të kënaqësisë deri në përfundim.

Masazhet yoni mund t’i bëni aq unikë sa ju dëshironi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat