E dashura ime kaloi një natë jashtë, ndërsa tani nuk e di nëse fëmija...

Seksi

E dashura ime kaloi një natë jashtë, ndërsa tani nuk e di nëse fëmija...

Nga: Bota sot Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:34
Ilustrim

E dashura Deidre: E dashura ime më la të afrohem me një fëmijë që e dinte se mund të mos ishte i imi, si duhet të qëndroj me të tani?

Ajo mbeti shtatzënë shumë shpejtë.

Asnjëherë nuk e kam menduar se ajo mund të ketë qenë shtatzënë përpara se të takoheshim.

Unë jam 31 dhe ajo 29 dhe kemi qenë të lidhur për një vit e gjysëm.

Tre muajt e parë në lidhjen tonë, ajo më tha se ishte në pritje të ëmbël dhe unë isha 100% babai. Ndjenjat e mia për të ishin shumë të forta.

Kur lndi foshnja, një djalë i vogël, unë isha njeriu më i lumtur në botë, nuk e kisha kuptuar se sa shumë kisha dashur të bëhesha baba, derisa ai ishte në krahët e mi.

Ne i kaluam gjashtë muajt e ardhshëm si një familja.

Por më pas një mik i imi më tha se e dashura ime ua kishte pranuar miqve se nuk e dinte se kush ushte babai.

Kur ia tregova mesazhet asaj, aj pranoi se ishte e vërtetë. Ajo donte të ishim një familje dhe e dinte se kishte një shans që unë të largohesha kur të dija të vërtetën.

Puna ishte se unë jam rritur pa babin dhe nuk do të lija kurrë një fëmijë në të njëjtn pozicion, pavarësisht nëse ishin të mitë apo jo.

Por nuk e duroj gënjeshtrën dot, ndërsa tani mendoj t'i jap fund lidhjes.

Unë ende mund ta siguroj financiarisht fëmijën, por thjeshtë nuk e kuptoj se mund t'i besoj përsëri partnerit tim.

Deidre thotë: Mënyra e vetme për t'u siguruar se ai është apo nuk është i juaji, mund t'ia bëni një test të ADN-së.

Ky nuk duhet të jetë fundi i marrëdhënies tuaj. Nëse të dy mund të rindërtoni besimin tuaj, ju mund të jeni një prind i përkushtuar ndaj këtij djali, pavarësisht nëse është biologjikisht i juaji apo jo.

E dashura juaj duhet të pranojë se ka bërë një gabim dhe të kuptojë pse nuk mund të tradhtojë përsëri besimin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat