Gjithçka që askush nuk guxon t’jua thotë për seksin pas të 50-tave!

Seksi

Gjithçka që askush nuk guxon t’jua thotë për seksin pas të 50-tave!

Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:48
Ilustrim

Disa kohë më parë unë dhe shoqet e mia, shkruam për të parë shfaqjen “Is There Still Sex in the City?” (a ka më seks në qytet) shkruar dhe interpretuar nga vetë Candace Bushnell. Vitë më parë si beqare të zjarrta, ne formuam grupin tonë të vajzave "Sex and the City" (seksi dhe qyteti).

Tani, në të 50-at dhe 60-at tona, ne ishim të emocionuara të dëgjonim të gjitha detajet interesante, veçanërisht për pjesën e seksit. Por në vend të kësaj u shfaq një skenë si për të thënë: harrojeni seksin pas të 50-tave!

Pas shfaqjes, të gjitha vajzat dhe unë mund të flisnim për të vetmen gjë që Bushnell nuk foli, si duket seksi pas menopauzës. Nëse mbretëresha e këtij zhanri nuk do të flasë për seksin pas menopauzës a ka ndonjë shpresë që në seritë e tjera të Sex and thë City ta shohim?

Kjo është ajo që mungon dhe gratë e moshës sime e kërkojnë ta shohin, të dëgjojnë të flitet. Si një grua në të 60-at, mund t'ju siguroj se jeta jonë seksuale nuk mbaron në të 50-a, dhe TV duhet të fillojë ta pasqyrojë këtë. Pse askush nuk do t'u tregojë grave se çfarë do të ndodhë pas menopauzës?

E vetmja gjë që unë dija për menopauzën ishin afshet që përjetojnë gratë. Asokohe mendoja: Pra ju herë pas here, keni temperaturë? Epo, punë e madhe”. Në të 50-at e përjetova atë ndjesi në trupin tim, informon dritare.net. E sapo divorcuar, dola në një takim me një djalë shumë të lezetshëm. Çdokush mbi 50 vjeç e di se kjo është një gjë e rrallë. Ishte janar, kisha veshur një xhaketë dhe ndërsa piva gllënjkën e parë të martinit, papritur ndjeva ankth. Mendova se ndjehesha e shqetësuar për shkak të takimit. Kërkova për xanax në çantën time, ndërsa në kokë ndjeja sikur po më shponin gjembat. Vrapova në tualet dhe pashë që flokët më ishin shpupuritur, grimi më kishte rëndë ndërsa fytyra më ishte mbuluar me njolla gjigante të kuqe. U përpoqa të rregullohem disi. Do të doja që dikush të më kishte treguar për këto goditje emocionale. Është e njëjta ndjesi sikurse para se të vijnë menstruacionet, kur ndjehesh si e çmendur.

Djersitja gjatë natës është gjithashtu një tjetër simptomë. Gjumi, në menopauzë, bëhet edhe më i vështirë. Por po i anashkaloj simptomat më të zakonta të menopauzës. Isha krejtësisht e papërgatitur se sa do të më lëndonte seksi në të 50-at! Duke menduar se diçka nuk shkon me trupin tim, vrapova te gjinekologu, i cili më shpjegoi se muret vaginale po holloheshin. Në fund më tha se kisha atrofi.

“Ka mjekim”, tha gjinekologu. Premarin, për shembull, një ilaç zëvendësues i estrogjenit i bërë nga urina e kalit. Epo, kjo ishte një fyerje e madhe për mua, kështu që u drejtova te Google dhe gjeta një gjinekolog në qendër të Manhatanit. Më shkoi në mendje se kjo mund të ishte një kurth parash, duke marrë parasysh vendndodhjen. Por paratë, ishin pak të rëndësishme kur bëhej fjalë për shëndetin.

U ula përballë Dr. G, një grua e bukur që më buzëqeshi, ndërsa tha: "Ne nuk jemi gjë tjetër veçse kimikate,". Shumë shpejt dola me një recetë që duhet ta dërgoja në një farmaci në Nju Xhersi. Kushtonte 1800 dollarë, por terapia bioidentike e zëvendësimit të hormoneve për mua ishte një dhuratë nga perëndia.

Më herët nuk kisha pasur asnjë problem me seksin, por pas menopauzës nuk më ndihmonte asnjë sasi lubrifikanti. Por me terapinë e zëvendësimit të hormoneve (HRT), trupi im po reagonte mirë.

Megjithatë e dija që rreziqet e HRT në një moment do të fillonin të tejkalonin përfitimet.

Tani fjalët e Dr. G, "Ne nuk jemi gjë tjetër veçse kimikate", marrin një kuptim krejtësisht të ri. Më bën përshtypje që ka dy raste në jetën e një gruaje kur kimikatet, veçanërisht estrogjeni, bëjnë kërdi në trupin e saj: kur është 15 vjeç dhe kur është 50.

Në atë moment mu kujtua sezoni 2 i "Fleabag" kur 33-vjeçarja Phoebe Waller-Bridge thotë se ka dëgjuar se menopauza është e tmerrshme, ndërsa 58-vjeçarja Kristin Scott Thomas përgjigjet me

Ndjehem më e lirë se kurrë që kur kam pushuar së kërkuari estrogjen. Më në fund po bëhem ajo që duhet të jem. Gjithashtu jam rimartuar për fat të mirë. E takova burrin tim tani kur isha 62 vjeç.

Candace Bushnell mund të mos jetë e gatshme të flasë për seksin pas të 50-ve, dhe ne do të duhet të shohim nëse "And Just Like That" do ta hapë ndonjëherë këtë temë.

Ne duhet të flasim për seksin, duhet të ndajmë historitë tona dhe më pas duhet t'i shohim ato histori të pasqyruara tek ne. Seksi, i ka kaluar datat e skadencës që na imponon kultura popullore.

Unë jam këtu për t'ju thënë se seksi pas të 50-ave (dhe më tej) mund të jetë i mrekullueshëm! Mos lejoni askënd t'ju thotë të kundërtën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat