HISTORIA/ "Pas operacionit gjenital tradhtoj të dashurin… nuk ndaloj dot se bëri seks me…"

Seksi

HISTORIA/ "Pas operacionit gjenital tradhtoj të dashurin… nuk ndaloj dot se bëri seks me…"

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:19
‘Pas operacionit gjenital tradhtoj të dashurin… nuk ndaloj dot se bëri seks me…”

Një djalë i cili ndihej femër dhe vishej e sillej si e tillë, vendosi që të bënte operacionin gjenital dhe të kthehej totalisht në femër.

Prej kohësh ai ishte në një lidhje me një djalë edhe pse nuk e kishte bërë ende operacioni. Pasi ai u bë një femër prej vërteti nisi ta tradhtonte partnerin dhe të bënte seks me meshkuj që i njihte online.

Por tashmë kjo i është kthyer në një problem të cilin nuk mundet ta kontrollojë më.

Ja çfarë i shkruan psikologes së The Sun…

Image

Letra e transgjinorit (vajzës)

“Jam fiksuar pas seksit me të panjohur që i gjen në sajtet online, edhe pse jam në një lidhje me një djalë fantastik.

Ndihem shumë fajtore!

Unë jam një djalë transgjinor 30 vjeç…kam lindur djalë por gjithmonë jam ndier femër dhe jam veshur e sjellë si e tillë.  Jam e lidhur me një 28-vjeçar i cili punon me një linjë ajrore dhe më ka pranuar kështu siç jam. Para tre muajsh unë bëra operacionin gjenital dhe u ktheva plotësisht në femër. I dashuri gjatë gjithë kohës më ka mbështetur dhe më ka qëndruar pranë para dhe pas operacionit.

Edhe pse operacioni shkoi siç duhej dhe u bë një punë e mirë unë sërish nuk mbeta 100% e kënaqur. Për ta testuar veten si femër vendosa që të hyja në një faqe online ku lihen takime për seks. Këtë e bëra kur i dashuri im ishte në punë. Aty njoha një djalë dhe e lamë të takoheshim në apartamentin e tij por nuk i tregova historinë time dhe iu paraqita si femër normale. Pasi më pa nudo ai më tha: “wow je e mrekullueshme”.

Kjo më ngriti shumë moralin dhe kështu nisa të takoja edhe meshkuj të tjerë të cilët nuk e dinin historinë time.

Tani kjo më është kthyer si ves dhe nuk mundem më të ndaloj…ne shumë pak kohë unë kam bërë seks me 8 meshkuj.

Ndërkohë që i dashuri im më trajton kaq mirë…por e gjithë kjo eksperiencë me meshkujt e tjerë më ka hequr dëshirën për të bërë seks me të dashurin tim. Ai tani ka filluar të dyshoj pasi unë kam ndryshuar shumë”.

Përgjigjja e psikologes

“Ti ke bërë një ndryshim shumë të madh dhe të duhet pak kohë të ambientohesh. Por duhet të flasësh me partnerin tënd dhe t’i tregosh çdo pasiguri që ke dhe të mundohesh t’i zgjidhësh së bashku me të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat