Probleme me ereksionin- impakti në jetën tonë seksuale

Seksi

Probleme me ereksionin- impakti në jetën tonë seksuale

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 29 tetor 2018 Në ora: 12:39
Impakti në jetën tonë seksuale

Ndërkohë që shkruaj këtë post, mendoj për gjithë ata që kanë këtë problem, të cilët do sikletosen. Sepse kur flet për impotencën apo çrregullime të ereksionit, i bie që të flasim për një anomali. Për diçka që nuk shkon në një pjesë të trupit, për një organ që nuk arrin të kryejë funksionet përkatëse.

Çrregullimi erektil është një term mjekësor dhe të gjithë e dimë se çfarë impakti kanë fjalët në mendjen dhe trurin tonë.  Një anomali e vërtëtë apo një çrregullim erektil ndodh kur një burrë nuk arrin të ketë penisin në ereksion ose performancën e duhur seksuale. Ndodh, kur mbas çdo tentative kemi një dështim, edhe nëse jemi vetëm edhe nëse jemi me partnerin. Kjo anomali shoqërohet me mungesë ereksioni në mëngjes dhe gjatë natës. Ky lloj shqetësimi mund të quhet patologji dhe ka nevojë për kujdes mjekësor sepse mund të jetë indikator për sëmundje të tjera si diabeti apo probleme me zemrën. Nëse ky përshkrim të përfshin, atëherë, të lutem kontrollohu apo konsultohu me mjekun e familjes, si fillim e më pas me një specialist.

Po të tjerët ? Disa nuk mund të kenë një ereksion sepse janë të lodhur ose jo në terezi. Kjo, sepse janë më të ngarkuar  dhe stresuar se zakonisht apo se kanë abuzuar më alkool apo tjetër substancë. Përgjigjja është e thjeshtë, mos bëj seks nëse je me nerva ose i lodhur.

Ka dhe nga ata të cilët nuk kanë ndonjë problem fizik që shkakton mungesën e ereksionit, por kanë ndonjë problem emocional që shkakton shqetësimin në fjalë duke krijuar një cikël nga i cili dilet me vështirësi.

Për të kuptuar pse dikush mund të përjetojë një mungesë ereksioni, duhet në fillim të shpjegojmë se si funksionon trupi yt. Për ta bërë këtë do përdorim një shembull.

Një djalë me emrin Beni, ka prindër që gjatë rritjes vazhdimisht i kanë thënë se mënyra e vetme për të qënë i suksesshëm është të punojë fort, të mësoje shumë dhe të kujdeset për provimet.  Mirë se vjen stres nga performanca!!

Beni rritet dhe bëhet adoloshent, periudha që përkon me seksin e parë. Ai duhet të jetë i kujdesshëm, sepse nuk duhet të dallohet që nuk ka eksperiencë, nuk duhet të dështojë, sepse të gjithë do ta marrin vesh që ai është një dështak në krevat. Për shkak të presionit dhe të mendimeve, trupi i Benit nuk bën maksimumin. Herën tjetër që do ketë marrëdhënie, Beni do t’i kërkojë vetes që të mos krijojë një lëmsh, që të ketë një ereksion dhe që kjo herë mos jetë skandaloze. E njëjta gjë ndodh përsëri, për shkak të stresit, presionit, për shkak të sikletit. Beni tashmë është pak i mërzitur më trupin e tij që e lë vazhdimisht në baltë. Por, fakti interesant është që trupi i tij, me probleme ereksioni funksionon shumë mirë. Trupi i tij po lufton.

Kur ne nuk ishim grabitqarët më të mëdhenj të zinxhirit ushqimor, në rastet kur mund të ishim ngrënë nga një tjetër kafshë, pjesa qëndrore e trurit tonë, krijoi instinktin e luftës për mbijetesë ose e largimit nga sulmuesit. Kjo sjellje është një përgjigjë direkte ndaj sulmit. Ka një teori që thotë që meqë me zhvillimin dhe mendjet tona janë zhvilluar, e njëjta gjë ka ndodhur me mbrojtjen, të cilën trupi ynë e ngre dhe kur rreziku nuk është jetik. Për t’u larguar nga një rrezik, ne kemi nevojë që të qarkullojë më shumë gjak në zemër dhe mushëkri. Gjaku që ndodhet në gishta apo në pjesët periferike të trupit, fillon e udhëton drejt organeve jetike. Kjo nënkupton, që penisi nuk do ketë gjak, duke parë që nuk mund te japë një kontribut gjatë arratisjes me vrap.

Stresi apo frika që ka Beni për performancën, sjell mungesën e ereksionit. Trupi i tij është në rregull dhe mundohet ta mbrojë atë, duke u kujdesur që ai të mbijetojë. Trupi po mundohet që ta mbrojë nga ato ndjenja, duke bërë që ai të evitojë, si fillim, shkakun e këtyre ndjenjave.  Me pak fjalë trupi i thotë “ mos bëj seks, sepse do ndihesh shumë keq pastaj”. Një tjetër faktor që duhet marrë parasysh është që ne jemi shumë vulnerabël gjatë një aktiviteti seksual, që do të thotë që ka shumë gjasa që të marrim mbrapsh një këmbë të përtypur nga ndonjë tigër a luan  [????]

Si mund të jetë ky post një ndihmë për Benin ? Si fillim ai duhet të kuptojë që e ka vendosur veten në një rreth vicioz. Besimi në vete, puna me veten dhe me ndonjë psikolog, do ndihmonte Benin të menaxhonte ndenjat dhe frikat. Një punë e madhe me veten do ndihmonte Benin të kuptonte që sfidën më të madhe ai e ka me besimet e rrënjosura thellë të cilat nuk e lejojnë të pranojë veten ashtu siç është.

Pa dyshim që ky është një version i thjeshtëzuar i situatës së probleme me ereksionin. Ka kaq shumë situata dhe perceptime të ndryshme, që është e pamundur  t’i përfshish të gjitha në një post. Megjithatë, ajo çka dua të bëj të ditur është që problemet e ereksionit për shkaqe emotive, janë të shërueshme. Biseda me dikë mund të ndihmojë, por takimi me një profesonist, është i domosdoshëm. Mos hezitoni nga frika, trupi, sedra që të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj. Trupi juaj është e vetmja gjë që ju përket dhe që do keni gjithë jetës.  LOVE / tabu.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat