Këshilla nga shkenca: Sa shpesh duhet të bëni seks brenda një jave

Seksi

Këshilla nga shkenca: Sa shpesh duhet të bëni seks brenda një jave

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Hulumtimet kanë zbuluar se mesatarisht amerikanët tani janë duke bërë më pak seks sesa ç’kanë bërë para një dekade.

Studimi i publikuar në ‘Archives of Sexual Behaviour’ tregon se mes viteve 2010 dhe 2014 amerikanët kanë bërë seks nëntëfish më pak sesa ç’kanë bërë mes viteve 2000 dhe 2004.

Kjo shifër është nëntëfish më pak për një person mesatar dhe 16fish më pak për çiftet e martuara.

Këto rezultate kanë qenë konsistente edhe përgjatë grupmoshave të ndryshme, racave, vendbanimeve, kombësisë, por edhe pavarësisht faktit se a kanë qenë prindër a ju.

Në mënyrë paksa befasuese, ata të cilët bëjnë më së shumti seks janë të lindur gjatë viteve të 1930’ta.

Autori i këtij studimi, Jean M Twenge, shkruan:

“Me kontrollimin e moshës dhe periudhës kohore, ata të cilët kanë lindur në vitet e 1930’ta kanë bërë seks më së shpeshti, ndërkaq ata të lindur gjatë viteve të 1990’ta bëjnë seks më së paku.

Kjo rënie në numër e njerëzve që bëjnë seks nuk është e ndërlidhur me orët e gjata të punës apo me shikimin e filmave pornografikë”.

Por, cila është arsyeja për këtë rënie dramatike të njerëzve që bëjnë seks?

Ju mund ta drejtoni gishtin kah rrjetet sociale, Netflix-i apo nga video-lojërat që mund t’i pengojnë jetët tona 24/7, por Twenge thotë se shkaktarët janë ndryshe.

“Rezultatet sugjerojnë se amerikanët janë duke bërë seks më rrallë për dy faktorë primarë:

Një rritje e numrit të individëve të cilët nuk kanë partner martesor apo partner të qëndrueshëm dhe për shkak të zvogëlimin në shpeshtësinë seksuale mes çifteve”.

Pavarësisht këtyre shifrave, hulumtimet tregojnë se amerikanët bëjnë rreth 1-2 herë në javë, ndërkaq çiftet e martuara gjejnë kohë për njëri-tjetrin rreth 51 herë në javë.

Në aspektin e lumturisë, kjo është gjë e mirë sepse, sipas hulumtimeve të kryera nga Amy Muise, seksi një herë në javë mjafton për ta mirëmbajtur mirëqenien e një personi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat