Doni seks gjithë natën? Ja çfarë duhet të hani

Seksi

Doni seks gjithë natën? Ja çfarë duhet të hani

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 07:36
Ilustrim

Intimiteti është një element kyç në një marrëdhënie. Së bashku me besimin, komunikimin dhe dashurinë, seksi është gjithashtu një nga faktorët më të rëndësishëm për jetuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të suksesshme.

Madje shumë studime kanë zbuluar se çiftet që kanë një jetë aktive seksuale janë më të lumtur si edhe jetojnë më gjatë. Ndaj ne kemi përgatitur një listë me disa ushqime afrodiziake natyralë të cilët do ta gjallërojnë më shumë jetën tuaj seksuale.

Shalqiri: Ky frut i ëmbël, freskues, ka një përbërës që mund të ketë efekte të ngjashme me ilaçet për disfunksionin erektil në enët e gjakut. Mund edhe të rrisë dëshirën për seks, thonë studime të ndryshme. Pjesa më e madhe e shalqirit është ujë, por përmban edhe likopen, një antioksidues që është i mirë për zemrën, prostatën dhe lëkurën.

Image

Gocat e detit: Këto produkte deti mund të rrisin nivelet e testosteronit, si rrjedhojë dëshirën seksuale. Ato janë të pasura edhe në zink, një lëndë ushqyese për të cilin trupi ka shumë nevojë. Sigurohuni që të dini nga vijnë dhe nëse janë gatuar mirë.

Kafeja: Filxhani i kafesë është më shumë se një produkt që duhet patjetër për të dalë gjumi. Mund të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale. Burrat që konsumojnë 2-3 filxhanë kafeinë në ditë janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga disfunksioni erektil. Kjo ndodh sepse kafeina përmirëson rrjedhjen e gjakut. Shumë lloje çaji gjithashtu kanë përmbajtje të lartë në kafeinë.

Çokollata e zezë: Kjo ëmbëlsirë sjell një sërë përfitimesh në shëndet, përfshirë edhe pjesën poshtë belit. Çokollata është e pasur në flavonole, lëndë ushqyese bimore që mund të rrisë rrjedhjen e gjakut dhe ul tensionin. Ndihmon gjithashtu trupin të prodhojë më shumë oksid nitrik, që mund të ndihmojë me ereksionet dhe gjendet në shumë ilaçe për disfunksionin erektil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat