Çfarë është seksi oral ?

Seksi

Çfarë është seksi oral ?

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 20 nëntor 2018 Në ora: 20:33

Seksi oral përfshin dhënien ose marrjen e stimulimit oral në organe gjenitale. Fellatio që njihet ndryshe “ e marrë në gojë” është termi i saktë që përdoret për të përshkruar performancën e seksit oral që i jepet dikujt që ka penis. Cunnilingus është termi që përshkruan seksin oral kundrejt dikujt që zotëron një vaginë.

Është një praktikë e zakonshme ?

Shumë studime kanë treguar që seksi oral praktikohet nga burra dhe gra të të gjitha moshave, gjinive dhe identiteve seksuale. Është një praktikë shumë e përhapur, që mund të performohet dhe veçmas seksit, para ose mbrapa tij.

Është i sigurtë seksi oral ?

Shumë studime kanë treguar që seksi oral nuk është patjetër i sigurt. Të dyja veprimet, pra marrja dhe dhënia e seksit oral mund të shkaktojnë infeksione apo sëmundje seksualisht të trasmetueshme.

Cilat janë sëmundjet që përçohen seksualisht ?

Më të zakonshmet janë herpes-at. Ka dy lloje kryesore herpesi (HVS): HVS tipi 1 dhe HVS tipi 2. Virusi i parë zakonisht shkakton plagë rreth gojës, ndërsa i dyti plagë në organe gjenitale. Gjithsesi seksi oral mund dhe të shkaktojë infektim në gjenitale nëse njëri nga performuesit është i prekur nga VHS tipi 1. Pra, ky është një proçes që merr formë dhe në të kundërtën, virusi HVS tipi 2 që trasmetohet nga organet gjenitale në gojën e dikujt tjetër. Papillomavirusi  (HPV)  që shkakton lythat gjenitale, mund të trasmetohet shumë herë përmes seksit oral duke shkaktuar shfaqjen e lythave dhe rreth gojës, brënda saj, te kushdo që ka performuar seks oral te ndonjë person i infektuar.

Image

Gonorrea: është një sëmundje e cila mund të infektojë fytin e atij që ka performuar seks oral te dikush i infektuar. Ky infeksion mund të kalohet më pas nga fyti në organet gjenitale të partnerëve të ardhshëm. Trupi i njeriut pothuajse gjithmonë do të largojë bakterien nga fyti në një hark kohor prej tre muajsh, ndërkohë që për pjesën e organeve gjenitale  kemi nevojë për antibiotikë për t’u kuruar. Klamidia është një tjetër infeksion që mund të kaplojë fytin në mënyrë të ngjashme, ndonëse është më pak e përhapur. Të dyja infeksionet mund të sjellin dhimbje fyti, ndonëse pjesa më e madhë e njerëzve as e dinë që janë të infektuar apo që shfaqin këto simptoma.

Sifilizi: mund të trasmetohet gjatë seksit oral nëse goja ose gjuha bien në kontakt me një plagë të hapur apo me lëkurën e infektuar.

Infeksione gastrointestinale: dhe parasitët mund të infektojnë individët që performojnë seks oral në anus.

Hepatit A: është një tjetër virus prezent në feçet humane dhe që mund të përçohet gjatë seksit oral ose anal.

Hepatiti B: ndodhet në lëngjet seksuale dhe në gjak dhe mund të përçohet gjatë seksit oral në mënyrë të ngjashme me HIV-in.

Hepatiti C: ndodhet vetëm në gjak dhe mund të trasmetohet vetëm nëse gjatë seksit oral ka kontakt me gjakun.

Image

Mund të trasmetohet HIV gjatë seksit oral ?

HIV mund të jetë një rrezik për të dy individët, për atë që performon seks oral dhe për atë që e pranon atë. Përcjellja e virusit nga një partner HIV pozitiv që pranon seksin oral, tek një partner HIV negativ i cili performon seksin oral, mund të ndodhë nëse partneri aktiv bie në kontakt me lëngje seksuale, gjak nga mestruacionet apo plagë në gjenitale, në ndonjë të çarë, plagë, në gojë apo grykë. Linjat e gojës dhe fytit janë shume rezistente ndaj infeksioneve virale të tilla si HIV kështu që infeksioni nuk ndodh nëse individi është i shëndetshëm. Në përgjithësi trasmetimi nga një partner aktiv HIV pozitiv në ndonjë partner pasiv HIV negativ besohet që është më pak i zakonshëm. Kjo sepse nivelet HIV në pështymë janë të ulëta dhe të pa mjaftueshme për të nxitur infeksion. Rreziku i vëtëm në këtë skenar do të ishin plagët e gjakosura ose mishrat e gojës së personit HIV pozitiv ose buzët e tyre, të cilat mund të përçojnë gjak në membranat mukozale të organeve gjenitale ose të anusit ose të organeve të tjera. Hepatiti C gjithashtu mund të përçohet në këtë mënyrë.

Si mund të mbroj veten dhe partnerin gjatë seksit oral ?

Rreziku i ulët për t’u infektuar me HIV nga seksi oral mund të reduktohet duke përdorur prezervativa, ka dhe me shije nëse nuk ju pëlqen shija apo era e spermës ose e lateksit. Gjithsesi mos harroni që ka dhe preservativë oral për të performuar në cunnilingus në vaginë ose anus. Mos harro rregullin kryesor, duaje dhe respektoje veten dhe partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat