'Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë' provohet shkencërisht

Shëndetësia

'Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë' provohet shkencërisht

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:09
Foto

Shpreha ‘mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë’ tashmë është provuar edhe shkencërisht.

Është zbuluar se një proteine e njohur deri tani për ndikimin e saj pozitiv në qelizat nervore të trurit, është themelore edhe në mirëfunksionimin e muskulit kardiak.

Maksima e famshme latine “Mens sana in corpore sano”, dhe e përpunuar nga poeti latin Giovenale, duket se në vetvete përmban edhe një të vërtetë shkencore që fsheh një marrëdhënie të caktuar biokimike.

Një studim i “Johns Hopkins Medicine” dhe i publikuar ne “National Academy of Sciencespershkruan”ka zbuluar se një proteinë e njohur deri tani për rolin e saj si një antidepresiv natyral, por edhe për vlerat e saj me ndikim pozitiv për memorien, aftësinë e të kuptuarit, rritjen neuronale, luan gjithashtu edhe një rol po kaq të rëndësishëm edhe në shëndetin e organit kryesor të aparatit kardiovaskular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat