Përmirësoni shëndetin e kockave duke ngrënë hurma

Shëndetësia

Përmirësoni shëndetin e kockave duke ngrënë hurma

Më: 13 janar 2019 Në ora: 06:50
Ilustrim

Hurmat janë frutat e shijshëm që shumica e njerëzve i kanë të preferuara.

Përveç shijes së mirë, hurmat kanë edhe shumë përfitime shëndetësore.

Ato janë të pasura me magnez, përbërës ky që ka rol kyç në kockat dhe dhëmbët tuaj.

Ndërsa kalciumi, që po ashtu është përbërës në hurma, njihet si ndërtues i kockave.

Magnezi së bashku me kalciumin dhe fosforin formojnë hydroxyapatitin, që është një substancë minerale për t’i bërë kockat më të forta.

Magnezi ka përfitime të tjera, duke përfshirë stimulimin për rritjen e shëndetshme të qelizave si dhe prodhimin e energjisë.

Ju duhet të konsumoni 320 deri në 420 miligram magnez çdo ditë, në varësi të gjinisë tuaj.

Prandaj hurmat janë ndër ushqimet kryesore që ua plotësojnë këto nevoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat